Brenda shtëpisë milionëshe të Rita Ora-s, që ua fali prindërve

  • 09 January 2019 - 14:37
Brenda shtëpisë milionëshe të Rita Ora-s, që ua fali prindërve

"Ata kanë më shumë nevojë për të sesa unë" 

Në vitin 2014 ajo ka bërë të ditur se shtëpinë e saj ua ka falur prindërve të saj pasi që kishte shpenzuar 1.45 milionë euro. Dhe shtëpia me gjashtë dhoma gjumi në Londrën veriore përfundimisht ka rënë në duart e duhura, pasi që nëna e saj, Vera, dhe i ati i saj, Nick, që atëherë kanë investuar ende dhe i kanë dhënë një ndjenjë luksi. Specifikat e shtuara tashmë përfshijnë super shkallë prej arit, ngjyra tërheqëse, mobilie interesante, lëkurë të kafshëve si dhe dyshemenë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë. 

Vera dhe biznesmeni

Nick tashmë po kënaqen në pushimet luksoze nëpër botë Rita paraprakisht ka bërë me dije arsyen e saj pse ua dha prindërve shtëpinë, duke thënë për "Free Radio": 'Unë mendoj se kam ardhur në përfundim që shtëpinë t'ua jap prindërve të mi. Ata kanë më shumë nevojë për të sesa unë. Unë në fakt kurrë nuk jam me një vend. Së paku prindërit e mi e kanë një vend për të jetuar'.

Krijuesja e hitit "The Hot Right Now" ishte në gjendje të dëshmonte transformimin e mahnitshëm në vendbanimin e saj, derisa kishte festuar festat e fundvitit në shtëpi bashkë me miqtë dhe shpesh qëndron atje kur nuk udhëton. Rita më parë ka folur gjithçka, nga pronat e saj e deri te prindërit, që kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar si refugjat nga Kosova.

Ata kishin shpëtuar dhe Rita si adoleshente mund të ndiqte mësimet te shkolla teatrale "Sylvia Young", por se për pak kishte prishur diçka pasi merrte më shumë pjesë nëpër ndeja e mësimin nuk e kishte marrë seriozisht, pasi nëna e saj aso kohe luftonte me kancerin e gjirit - e tashmë ajo po punon që zemërgjerësinë e prindërve t'ua kthejë. Kështu, Vera dhe biznesmeni Nick tashmë po kënaqen në pushimet luksoze nëpër botë me qasje "VIP", nëpër mbrëmje të rëndësishme si ajo te "Victoria's Secret Fashion Show". Duke folur për "Evening Standard' për fëmijërinë e saj, Rita ka thënë: 'Ne kemi jetuar te "Earls Court", në "Old Brompton Road". Një dhomë për të gjithë neve të katërt, motrën time [Elena] duke më anashkaluar mua derisa bënte orarin kur po tentoja të flija'. I vëllai i saj, Don-i, ka lindur më 1998 e familja ishte bartur në Veri te "Kensal Rise", kur i ati i saj kishte blerë kafenenë "Queen's Arms" në Kilburn.

Sipas gazetës, prindërit e Rita-s kanë punuar shumë që në fund të muajit, derisa nëna e saj studionte mjekësinë gjatë ditës derisa natën punonte si kameriere. Rita më pas kishte marrë pjesë te "Sylvia Young Theatre School". Paraqitja e saj e parë si këngëtare ishte në lokalin e të atit. Këtë koha Rita ishte 15 vjeçe, kur e ëma e saj u prek nga kanceri në gji. Rita ndaloi mësimin për t'i ndihmuar nënës, që më pas u shërua.  

Rita iu prezantua botës në vitin 2012, duke kënduar këngën "R.I.P"

Pas disa këngëve të Craig David, Tinchy Stryder dhe James Morrison, Rita bëri namin - e kjo krejt falë një yllit të madh. Jay-Z ishte njoftuar me Ora-n përmes menaxheres të saj, Sarah Stennett. Ajo kishte nënshkruar me brendin e muzikantit të famshëm "Roc Nation" brenda 48 orëve, në dhjetor të vitit 2009. Pasi që ishte fshehur për të ushtruar zërin e saj në studion e incizimit në Nju Jork, për ta bërë sa më të përsosur atë, Rita iu prezantua botës në vitin 2012, duke kënduar këngën "R.I.P" në bashkëpunim me Tinie Tempah; kënga menjëherë arriti pozitën e parë. Shumë hite tjera pasuan, përfshirë "How We Do, "Shine Ya Light" dhe "Radioactive", si dhe paraqitje nëpër festivale dhe turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar. Talenti i saj u bë edhe më i njohur kur ishte dominuar për tri çmime te "2013 BRIT Awards", përfshirë "BRIT Award" për "British Breakthrough Act'. 

(Kosova Sot)