Nëntë këngët më të bukura shqipe, kushtuar më të shtrenjtës Nënë (Foto/Video)

  • 09 January 2019 - 17:16
Nëntë këngët më të bukura shqipe, kushtuar më të shtrenjtës Nënë (Foto/Video)

SHKURTE FEJZA MBAN VENDIN E PARË

Perlë kushtuar më të shtrenjëtës Nënë, është edhe kënga "Baladë për Nënën" e Selami Kolonjës

Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeqaj - Meda, i cili njihet për këngët e dashurisë, nuk ka harruar ti kushton këngë Nanës

S'ka dyshim se Nëna, është njeriu më i rëndësishëm i familjes, është dora e shenjët që gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare që përbën qelizën e parë të shoqërisë aty ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve. I dërguari i Allahut (s.a.s), ka thënë: Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave.

Si shumë artiste tjerë të botës, edhe artistët tanë, ndër vite i kanë kushtuar këngë nënave të tyre, duke shprehur dashurinë dhe mallin që kanë ndaj tyre. Në mesin e shumë këngëve dedikuar më të shtrenjëtës Nënë, ne kemi zgjedhur nëntë më të bukurat, të cilat kur ti dëgjosh, fluturon përmes kujtimeve dhe lotët nuk mund t'i ndalësh dot.

1.SHKURTE FEJZA "NËNA"

Image

Këngëtarja e dekadës, e mirënjohura Shkurte Fejza, me vite tëra i ka kënduar atdheut, heronjëve e temave sociale, por kënga e saj kushtuar Nënës, është idilë në vete.Në një intervistë për "Kosova Sot", mbretëreha e muzikës ppullore, kishte thënë:Për mua Nëna vjen menjëherë pas Zotit. "Sa ka diell e hanë, sa ka deti ranë, shpirti po më qanë ma e shtrenjëta nanë, a e mira nanë krejt i kisha dhanë, të mirat e kësaj bote, prap me kanë e vogëla jote", thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës "Nëna".

 

2.SELAMI KOLONJA "BALADË PËR NËNËN"

Image

Një tjetër perlë, kushtuar më të shtrenjëtës Nënë, është edhe kënga "Baladë për Nënën", interpretuar shkëlqyer, nga këngëtari i njohur nga Struga Selami Kolonja. "Më dogji malli i fëmijërisë, kisha kohë që s'të kisha parë, thashë të gjejë te pragu i shtëpisë port ë gjeta moj në varr. Nëna ime, nëna ime, se besoj se s'je më ti, po fle moj nënë nën hije dhe do të zgjohesh përsëri", vargje të cilat ta shtojnë mallin e fëmijërisë. 

?

3.REMZIE OSMANI "PA NËNË"

 

Image

Zëri potent i këngëtatres Remzie Osmani nga Mushtishti i Therandës, pothuajse çdo këngë që interpreton e "qanë" fare si do të thoshin vllëzërit tanë nga Shqipëria mëmë, e këtë më së miri e dëshmon interpretimi mbreslënës i këngës "Pa Nënë", në vargjet e së cilës dhimbja për nënën që nuk jeton më në këtë botë, shfaqet qartazi:S'më vjen në derë asnjëri, s'kam ku të shkoj e ku të rri, e shkretë jam oj nënë, pse nuk paskam nënë. A ku të kam moj nënë, e dashura ime nënë, e varfura ime nënë, oj nënë", janë vargje që të ngjallin emocione, në veçanti për ata të cilët e ndjejnën mungesën e nënës. 

 

4.ZANFINA ISMAILI "M…." 

Image

Malli për nënën e saj, bëri që këngëtarja Zanfina Ismaili, t'ia kushtonte një këngë asaj që u fali dashuri, e kujdes dhe i mbrojti para çdo njeriu.Kënga Mones, dedikim për nënën e ndjerë, padyshim radhitet ndër këngët më të bukura shqipe kushtuar të shenëtës Nënë. "Mos me mi pa ata lotë, kthema ti aromën sot, ngrohma ti këtë zemrën time të ftohët, loçka ime trego ti ku je.Ti veç mi ndi këto hapa që po vijnë tek ti, të tregoj edhe njëherë sa jam mërzitë, e kena jep një besë, që nuk kena me e thy…, unë nuk jam e plotë nëse, s'jam te ti", janë vargjet emocionuese interpretuar nga Zanfina. 

5.ARTA BAJRAMI "MË FALË OJ NANË" 

Image

Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i dëgjojmë këngët e Arta Bajramit, kurrë nuk do ta mendonim se Arta lëre që do ta ndërronte zhanrin muzikor por edhe do ti kushtonte këngë Nënës, me një interpretim të jashtëzakonshëm. Në vitin 2015, Arta publikon "Më fal oj nanë", teksti i së cilës preku emocionalisht të gjithë ata që e degjuan dhe e ndjejnë mungesën e Nanës. "Sa pishman jam ba që nanen se kam ngu, gabimin që e bana shtrejtë jam tu e pagu, më fal oj nanë, a thua më dëgjon, sikur t'ishe gjallë t' kisha dëgju gjithmonë. 

6.SHYHRETE BEHLULI "NANES"

 

Image

Njëra prej këngetareve e cila godet me këngët e saja, është edhe Shyhrete Behluli, e cila me zërin e ëmbël dhe interpretimin skenik i jep emocion të veçantë këngës. Edhe Shyhreti, i ka kënduar Nënës përplot emocione: "Ah sa netë kanë kalu, t'i si mbylle sytë për mu, askush n'botë si ti s'duhet, çka ndjen zemra me fjalë s'thuhet", janë vargjet e kësaj kënge kaq të bukur. 

7.AIDA DOÇI "SEXHADJA E NANËS"

Image

Nga lista e këngëtareve, të cilët përmes vargjeve i kanë kënduar Nënës, është edhe e talentuara Aida Doçi, e cila me interpretimin e këngës "Iftari i Nënës", e në veçanti "Sexhadja e nënës" ta "këput" shpirtin. "Kur unë kisha humbur n'rrugët e kësaj bote, me lot ishte la ah sexhadja jote, me emrat ma t' bukur e lute Allahun, me ma ndriçu zemrën, me ma fal gjynahun, ai që na ka mësu Zotit me ju falë, për gjith% zemrat tona e ka thane nji fjalë:Edhe në namaz sikur t'isha lidhë, do t'isha përgjigjur nana me m'pas thirrë", janë vargjet kushtuar me shumë dashuni të shtrenjëtës Nanë. 

8.MEDA "FALIMINDERIT NËNË"

Image

Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeqaj - Meda, i cili njihet për këngët e dashurisë, nuk ka harruar ti kushton këngë Nanës. "Nanë ti gjithmonë m'ke falë, e kam ditë sa herë t'kam puth në ballë, faliminderit fjalë që s'kanë fuqi, unë u rrita por për ty gjithmonë mbeta fëmijë", janë vargje shkëputur nga interpretimi i shkëlqyer i Medes.

9.VIOLA "AH MOJ NANË"

Image

Pozita numër nëntë, që e përmbyll temën për këngët kushtuar më të shtrenjëtës Nënë, i takon këngëtares shqiptare me vendbanim në Suedi Violes, interpretimi i të cilës të lë pa fjalë. "Ah moj Nanë, shiqoj vendet ka je kanë, shiqoj lulet që i ke mbjellë, kush për ty do t'ju merr erë" "Kur vjen daja me m'vizitu, lotë për faqe më shkojnë mu, më shkon mendja tek ti oj nanë, t'ishe kanë para me i dalë".

Shkruan:Armend Preteni

(Kosova Sot)