Besiana Mehmedi:Realisht, piratët kanë sot hapësirë në mediumet tona, madje dhe në ato publike

  • 13 January 2019 - 21:36
Besiana Mehmedi:Realisht, piratët kanë sot hapësirë në mediumet tona, madje dhe në ato publike

Profesoresha dhe këngëtarja Besiana Mehmedi, në një prononcim për "Kosova Sot", ka deklaruar se jo vetëm piratëri në tregun muzikor, por piratëri në çdo fushë. "Kemi piratëri në punime dhe libra shkencorë, piratëri në simbole shtetërore, piratëri në kompozicion, ku një këngë me tekst shqip e gjen në kanalet televizive bullgare, arabe ,turke, serbe...Mendoj se piratëria ka ekzistuar gjithnjë, por mundësia për t'u qasur deri tek materiali muzikor ishte më e vogël. Realisht, piratët kanë sot hapësirë në mediumet tona, madje dhe në ato publike. Ata janë të preferuarit e masës dhe të mediumeve tona, sepse ata fitojnë dhe paguajnë.

Këtë ngufatje që po i bëhet artit të mirëfilltë me ngushtimin e hapësirës e ndjejmë secili nga ne. Ne jemi akoma në fazën që 80%, janë në gjendje të paguajnë para për të dalë dhe për t'u reklamuar në televizion. Derisa të tillët nuk eliminohen, është e pamundur të flasim për hapin e dytë, për pagesë të këngëve qe transmetohen në televizione", është shprehur ajo. Tutje, ka theksuar se e drejta autoriale, duhet të rregullohet dhe është e vetmja mënyrë për të sjellë gjërat në vend.

"Realisht, unë kam qenë aktive në ndarjen e buxhetit për kulturë në Maqedoni, dhe e di që muzikantët shqiptarë edhe unë, se kemi problem serioz në regjistrimin e krijimtarisë apo interpretimeve tona. Pra, nuk mund të kërkojmë asnjë mbështetje nga institucionet pa kryer obligimet elementare ne-secili ndaj vetës. Artistët janë ata që duhet të ndihmojnë Ministrinë dhe Agjencinë për të drejta autoriale, për këtë proces të vështirë, por të domosdoshëm të rregullimit të marrëdhënieve në jetën muzikore", është shprehur ajo.

Temën e plotë, mund ta lexoni në linkun e shënuar:

https://kosova-sot.info/kulture/345919/lulezimiipirateriseshkaktonkaostekartistetfoto/

(Kosova Sot)