Si u bë që Nicole Kidman të shkëlqejë me rolin në filmin"Destroyer"?

  • 15 January 2019 - 15:16
Si u bë që Nicole Kidman të shkëlqejë me rolin në filmin

Si detektive serioze, Kidman vjen me një rol që vërehet si transformim i madh

Fytyra e saj e ndryshuar nuk ka të bëjë vetëm me grimin, por edhe me mimikën, për çka meritat i ka vetë aktorja, e cila sikur dëshiron të na e bëjë me dije se ndryshimet janë aty për të qëndruar, se në të ardhmen mund të presim edhe shumë më shumë ndryshime dhe risi nga ana e saj 

Marketingu për trilerin e regjisorit Karyn Kusama, "Destroyer", mbështetet shumë në ndryshimin e supozuar të hapit dhe fytyrës të aktores së saj kryesore. "Asgjë që Nicole Kidman ka bërë në karrierën e saj nuk mund t'ju përdorë për rolin e saj në filmin "Destroyer"", thuhet në pllakatet e këtij filmi, derisa paraqiten më poshtë variante të ndryshme të transformimit. "Shikojeni [X aktorin] sikur nuk e keni parë kurrë më parë", kjo paraqet natyrisht një strategji të marketingut, sidomos kur bëhen kampanjë për shpërblimet për aktrim, ku përdorimi i grimit mund t'ju bëjë të dukeni sikur keni humbur shumë peshë. Kjo nuk është hera e parë që Kidman e merr këtë udhë, me qëllim të arritjes së efektit të marrjes së çmimit Oskar. Në vitin 2002 të gjitha mediet flisnin për Kidmanin, në rolin e Virginia Woolf në filmin "The Hours". Është vështirë të mendosh se çfarë mund të jetë një film tipik i aktores Kidman Ishte ky lulëzimi i karrierës së Kidmanit pas divorcit: e liruar nga barra e të qenit zonja (Tom) Cruise, ajo mori role të ndryshme, të cilët me të vërtetë sollën freski në karrierën e saj, psh "To Die For", "Portrait of a Lady" dhe "Eyes Wide Shut". "The Hours" nuk ishte më i miri nga ta, por ishte ai që paralajmëroi këtë plan më së miri. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, kjo gjë më nuk ka nevojë që të dëshmohet. Ndërkohë, kemi parë Kidmanin duke shkëlqyer në çdo film, duke filluar nga komeditë (Margot në filmin "Wedding") e deri te filmi gotik i jugut, me elemente seksuale ("The Paperboy") dhe filmi traumatik ("Big Little Lies", fitues i çmimit Emmy), me mjaft 'gabime' dhe 'dështime', saqë karriera e saj të bëhet më se e komplikuar. Tërë atë që Kidman ka bërë gjatë karrierës së saj, na ka përgatitur, neve dhe atë, për rolin e polices së Los Anxhelesit, Erin Bell, në filmin e regjisorit Kusama, në mos për tjetër, atëherë për shkak se këtyre ditëve është vështirë të mendosh se çfarë mund të jetë një film tipik i aktores Kidman. Të paktën nga ana e jashtme, meqë ajo që del nga thellësia ngjan më shumë me Kidmanin. Kidman është e detyruar që të punojë më shumë sesa kolegët e saj (meshkuj) Filmat e zhanrit "Destroyer" rrallë përqendrohen rreth personazheve femra. Kur e bëjnë një gjë të tillë, atëherë heroina tenton që të paraqitet si e pashkatërrueshme, atributet e saj femërore ose lihen anash në favor të atyre 'djaloshare', derisa ashpërsia shpjegohet si forcë vajzërore. Personazhi i Kidmanit (Bell) është fleksibile, por megjithatë vuajtjet e saj janë evidente. Sikur edhe të gjitha femrat, Kidman është e detyruar që të punojë më shumë sesa kolegët e saj (meshkuj), që të mbijetojë dhe të mos bjerë në harresë. Fytyra e saj e ndryshuar nuk ka të bëjë vetëm me grimin, por edhe me mimikën, për çka meritat i ka vetë aktorja, e cila sikur dëshiron të na e bëjë me dije se ndryshimet janë aty për të qëndruar, se në të ardhmen mund të presim edhe shumë më shumë ndryshime dhe risi nga ana e saj. Për dikë me tri dekada përvojë në aktrim, kjo është një e arritur e madhe. 

(Kosova Sot)