Efekti Mona Lisa, studimi i ri e hedh poshtë atë

  • 15 January 2019 - 15:18
Efekti Mona Lisa, studimi i ri e hedh poshtë atë

Miti i vështrimit magnetik të Mona Lisës, vepër e gjeniut Leonardo Da Vinci, që jep përshtypjen e ndjekjes së vëzhguesit rreth saj, është hedhur poshtë nga një studim i Universitetit gjerman të Bielefeldit, i botuar në revistën "iPerception". Përkufizimi, madje edhe në nivel shkencor ekziston, por për ironi nuk ndodh pikërisht me pikturën e ekspozuar në Muzeun e Luvrit. "Mund të ndihesh sikur dikush po të vëzhgon, nëse je duke e parë drejt, domethënë në një kënd prej zero gradësh", shpjegon profesori Gernot Horstmann, një nga autorët e studimit. "Edhe me një vështrim pak anësor mund të ndjeheni të vëzhguar, por vetëm rreth 5 gradë nga një distancë normale e shikimit. Pastaj kjo përshtypje nuk ekziston më", thekson ai. "Çuditërisht, ne nuk duhet të qëndrojmë para imazhit për këtë ndjenjë. Efekti në vetvete është i pamohueshëm dhe i demonstrueshëm, por me Giocondën nuk kemi pasur këtë përshtypje", Sebastian Loth. Të paktën 24 personave iu kërkua të shikonin pikturën të ulur para një ekrani dhe të vlerësonin drejtimin e shikimit. Pjesëmarrësit treguan se në çfarë gradacioni kanë ndeshur shikimin e Monna Lisës

(Kosova Sot)