'Havana' e Cabellos shpallet kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave

  • 16 January 2019 - 16:00
'Havana' e Cabellos shpallet kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave

Këngëtarja e njohur, Camila Cabello, është bërë mbretëresha e re e muzikës në platformat 'online'. Kënga e famshme e saj, "Havana", është shpallur kënga më e dëgjuar e një artiste femër e të gjitha kohërave. 21-vjeçarja hodhi nga froni këngën e "Hello" të këngëtares britanike Adele. "Havana" mbizotëron me 3.4 miliardë dëgjime ndërsa "Hello" mban vendin e dytë tashmë me 3.36 miliardë dëgjime. Cabello është nominuar me dy çmime në "Grammy 2019", në kategorinë "Best Pop Solo Performance" me "Havana" dhe në kategorinë "Best Pop Vocal Album" me albumin e saj të vetëtitulluar "Camila".

(Kosova Sot)