Yjet e Hollivudit që vdiqën para se të bëheshin legjenda

  • 16 January 2019 - 16:03
Yjet e Hollivudit që vdiqën para se të bëheshin legjenda

Një ndër ta është edhe legjenda e karatesë, Bruce Lee 

Performanca e aktorit James Dean në "Eden" ka qenë e fuqishme mjaftueshëm për t'i ofruar një nominim për 'Oskar'. Por, në mënyrë realiste, nuk ishte një lloj i rolit që 23 vjeçin e ka shndërruar në një ikonë. Është punë e vështirë që të shndërrohesh në një legjendë aktrimi. Së pari duhet të kesh talentin më të mirë, më pas atë talent ta përdorësh vit pas viti që të shndërrohesh në yll

Bruce lee vdiq një muaj para se të bëhej legjendë botërore 

Me gjasë e njihni se kush është Bruce Lee, e njihni si një kryevepër të filmave aksion kung-fu. Por, nëse keni jetuar në Amerikë derisa Bruce Lee ishte ende gjallë, do ta njihnit si dikush më ndryshe: një ndihmës nga shfaqja pa lidhje televizive "The Green Hornet". Pasi që ishte shndërruar në një guru të kung-fu-së në Kaliforni, Lee ishte lutur që të aktronte ndihmësin te "Green Hornet", si Kato, në tentimin që ka zgjatur 60 sekonda. Përderisa Kato ka mjaftuar që ai të depërtonte në skenën e madhe. Por ai ishte shumë popullor në Hong Kong, ku ishte riemërtuar "The Kato Show". Në fakt, ishte aq popullor sa që shumë shpejtë Lee ishte pjesë në disa filma me arte marciale. I fundit prej tyre do të lansohej në Amerikë si "Enter the Dragon". Filmi "Enter the Dragon" jo vetëm se do ta bënte atë një yll, por do të shfaqej edhe nëpër bluzat e njerëzve edhe pesë vite pas vdekjes së tij. Lee nuk do të mund ta shijonte këtë, pasi që kishte vdekur në rol. Një muaj para se filmi "Enter the Dragon" të lansohej në Amerikë, Lee ndërroi jetë pa e ditur se do të shndërrohej në një ikonë.

James Dean vdiq me një film të vetëm të lansuar

Performanca e aktorit James Dean në "Eden" ka qenë e fuqishme mjaftueshëm për t'i ofruar një nominim për 'Oskar'. Por, në mënyrë realiste, nuk ishte një lloj i rolit që 23 vjeçin e ka shndërruar në një ikonë. E njëjta edhe me rolin e tij dytësor si Jett Rink në "Giant", ende të pa lansuar kur Dean kishte vdekur në rrugë. Le të themi se "Rebel Without a Cause" ishte diçka më ndryshe. Filmi e sjell aktorin Dean si një rebel, që dukej shumë 'cool', me stil të këndshëm dhe shumë seksi, ishte adhurues për të gjithë adoleshentët nëpër Amerikë. Lansimi i 'Rebel' erdhi në kohën kur e tërë gjenerata e fëmijëve që ishin shumë të rinj për luftë po preknin adoleshencën dhe po kërkonin betejat sipas mënyrës së tyre.

Sharon Tate u bë super e famshme në mënyrën më të keqe të mundshme

Sharon Tate është aktorja dhe ikona kundër kulturës, emri i së cilës me gjasë kujtohet nga të gjithë. Sikurse legjendat e viteve të gjashtëdhjeta, Tate nuk do të kujtohet për filmat e as për stilin e saj. Vazhdimi më i shikuar i saj është me gjasë "Valley of the Dolls", që kishte një normë prej 31 për qind te "Rotten Tomatoes". Jo, ajo që Tate e kishte bërë legjendë pas vdekjes së saj ishte vdekja e saj vetvetiu. Tate kishte fatin e keq për t'u bërë viktimë e "Manson Family". Koha ka përshkrimin e detajuar të vrasjeve. Në natën e 8 gushtit, të vitit 1969, Tate ishte në shtëpi dhe kishte një ndejë me nj grup të vogël miqsh kur Familja trokiti. Shtatzëne gjatë asaj kohe, Tate ishte lidhur me tel dhe ishte therur për vdekje në një ritual të çmendur të cilin kurrë më parë Hollivudi nuk e kishte parë. Atëherë Amerika u përfshi nga paniku. Ne mëtojmë të harrojmë kur rikujtojmë tregimin që kishte një hendek prej disa muajsh midis vdekjes së Tate dhe arrestimit të Charles Manson. Gjatë asaj kohe, Manson u bë fantazma e Amerikës. Tate ishte e martuar me regjisorin Roman Polanski kur ishte vrarë. E ikja e Polanski-t nga akuzat për abuzim skeusal me fëmijët në vitin 1977 po ashtu kishte bërë që emri i saj të ishte në sytë e publikut.

John Cazale kishte bërë vetëm pesë filma, që të gjithë kryevepër 

Nuk ka një film të vetëm që hapet me "Starring John Cazale". Në të gjitha rolet e tij, Cazale ishte aktor dytësor. Ai kishte bërë total pesë filma para se të vdiste nga kanceri i eshtrave. Ta hajë dreqi, edhe roli i tij më i mirë mezi kishte tekste. Por çfarë rolesh. Me gjasë e njihni: Fredo Corleone në "The Godfather I" dhe "II". Kjo zgjoi kureshtjen te të gjithë? Rolet e Cazale-s shpesh ishin të tilla, pjesë të vogla që kishin zemrën e filmit. Shikoni nëse i njihni filmat e tij të tjerë: "Dog Day Afternoon", "The Conversation", "The Deer Hunter". Këta janë pesë filmat që secili adhurues i filmave i pëlqen, dy prej tyre mund të jenë për "Greatest Movie of All Time". Pesë filmat e tij ishin për 40 nominime për 'Oskar'. Megjithëse ai nuk e ka fituar asnjë gjithmonë ishte në prapaskenë. Kur Cazale vdiq në vitin 1978, kjo ishte koha kur reputacioni i tij u vu në spikamë dhe i tej-shikuar. Me kalimin e kohës, u pa sa i rëndësishëm kishte qenë ai me rolet e tij, njerëzit filluar ta vërejnë vullnetin në personazhet e tij. 

(Kosova Sot)