A ishte viti 1999 më madhështori në kineman moderne?

  • 17 January 2019 - 15:47
A ishte viti 1999 më madhështori në kineman moderne?

Ky ishte viti që na solli një festë të vërtetë për sytë tanë

" Unë nuk e di të ardhmen", thoshte Neo në filmin e vitit 1999 me titull "The Matrix". "Kam ardhur këtu t'ju them se si do të fillojë ajo". Në këtë mënyrë, filmi "Matrix" njoftonte shikuesit me të ardhmen e kinemasë. The Matrix. Magnolia. Being John Malkovich. Fight Club. The Blair Witch Project. The Sixth Sense. Office Space. Man on the Moon. The Talented Mr. Ripley. Boys Don't Cry. Three Kings. Toy Story 2. The Iron Giant. Eyes Wide Shut. Cruel Intentions. Election. American Pie. Notting Hill dhe Runaway Bride. Viti 1999 mund të jetë viti më madhështor në kinematografinë moderne. Nëse nuk ju pëlqejnë dy të tretat e filmave të lartpërmendur, atëherë shtrohet pyetja a ju pëlqejnë filmat, apo nuk i duroni dot? Pse filmat e vitit 1999 ishin aq të jashtëzakonshëm? Ajo që është e sigurt, është se viti 1999 është vit strumbullar i kinemasë moderne, gjatë të cilit Hollivudi i përzgjodhi 'të përzgjedhurit', të cilët do të bëheshin heronjtë e mijëvjeçarit të ri, duke filluar nga David Fincher e deri te Spike Jonze dhe te një aktore e talentuar e quajtur Angelina Jolie, e cila u bë e njohur për publikun pasi që fitoi në kategorinë e aktores dytësore, me një rol të gruas së çmendur. "Girl, Interrupted" nuk ishte filmi i parë i Jolie's, por ai ishte filmi i cili e vuri atë në listën e aktorëve më të mëdhenj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aktoren Hillary Swank në filmin "Boys Don't Cry"; për Jude Law në filmin "The Talented Mr. Ripley"; për aktoren Reese Witherspoon në filmin "Election"; Heath Ledger në "10 Things I Hate About You" dhe për aktorin Russell Crowe në filmin "The Insider". Pse filmat e vitit 1999 ishin aq të jashtëzakonshëm? Shitja e DVD-ve filloi në vitin 1997 dhe vërshoi studiot me para shtesë, sidomos gjatë viteve të para, kur shikuesit krijuan koleksionin e tyre të preferuar. Studiot tani e dinin se kishin të siguruar një fitim të dyfishtë, njëherë në kinema, e më pas nga shitja e DVD-ve. Regjisorët shfrytëzuan rastin që të bëheshin bizarë. Paul Thomas Anderson fitoi 37 milionë dollarë me filmin "Magnolia", David O Russell mori 47 milionë për ta satirizuar Luftën e Gjirit. Bile edhe Spike Jonze, një regjisor i videove muzikore, pa asnjë meritë në botën e filmit, arriti të bënte 13 milionë dollarë duke i transportuar shikuesit në një multivers të John Malkovich-ëve. Rreziku u shpagua. Këta u bënë zërat më të fortë të shekullit XXI. Talenti ekziston edhe tani, por nuk ka para Por, një pjesë e arsyes pse Anderson, Russell dhe Jonze vazhdojnë që të mbretërojnë në botën e regjisorëve edhe sot, ka të bëjë me faktin se regjisorët e tjerë nuk e patën atë 'biletë të artë'. Talenti ekziston edhe tani, por nuk ka para. Gjendja u përkeqësua pasi që filloi të shkatërrohej perandoria e DVD-ve, në vitin 2008. Shumëçka ka ndryshuar. Tani thuajse çdo gjë ka kaluar te 'streamingu'. Tani ka më pak seks dhe më shumë tmerr. Edhe për këtë mund ta falënderojmë vitin 1999, pasi që "The Blair Witch Project" lansoi një mani për tmerre me buxhet të vogël, që refuzojnë të hyjnë nën jorgan. "The Blair Witch Project" nxiti daljen e "Paranormal Activity", i cili nxiti paraqitjen e "Blumhouse Pictures", e kjo e fundit nxiti çdo gjë nga "The Purge to Get Out", deri te "Insidious" dhe "Sinister". Buxhetet e të katër këtyre krijimeve, së bashku, janë më të vegjël sesa buxheti i filmit "Being John Malkovich". Kemi edhe krijimet deja vu të filmave "Tarzan" dhe "The Mummy", "Pokémon", "Galaxy Quest" dhe te filmi i sapolajmëruar "Toy Story 4". Sikur edhe vet të kishim ngecur në një realitet virtual, atë të "Matrix"-it. 

(Kosova Sot)