Alicia Keys do të drejtojë ceremoninë e 61-të të çmimeve 'Grammy'

  • 17 January 2019 - 15:48
Alicia Keys do të drejtojë ceremoninë e 61-të të çmimeve 'Grammy'

Alicia Keys do prezantojnë çmimet "Grammy Awards" këtë vit."Unë e di se çfarë ndien kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji", tha fituesja 5 herë e Grammy, në një deklaratë të martën. "Jam shumë e emocionuar që do të jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit", tha Alicia Keys. Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do të prezantojë një shfaqje. Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë me 8 dhe 7 nominime, respektivisht, shkruan ata. Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çmimet "Grammy Awards" do të jepen në CBS më 10 shkurt.

(Kosova Sot)