Flokët e Marilyn Monroe shiten me çmim marramendës

  • 17 January 2019 - 15:49
Flokët e Marilyn Monroe shiten me çmim marramendës

Një pjesë e flokëve të Marliyn Monroe do të shiten për 16.500 dollarë. Kanë kaluar 60 vjet pasi janë prerë nga aktorja. Flokët janë ruajtur nga parukjeri i Monroe, i cili nga që viti 1958 e derisa bukuroshja ndërroi jetë është kujdesur për imazhin e saj. Kenneth Battelle, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2013, mësohet se ka koleksionuar rreth 35 variacione, sa herë që aktorja vendoste të ndryshonte stilin e flokëve. Sipas mediave, parukjeri disa prej tufave të flokëve ia ka dhuruar miqve të tij më të ngushtë. Ai i kishte vendosur flokët në një kornizë xhami të projektuar posaçërisht për to. Korniza mban datën 14 Qershor 1959 dhe në xham është i shënuar numri i telefonit i Battelle

(Kosova Sot)