Sulmi i ashpër ndaj një organizate terroriste

  • 18 January 2019 - 15:03
Sulmi i ashpër ndaj një organizate terroriste

Libby kishte qenë e përfshirë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm 

Tregimi sillet rreth Dr. Elizabeth "Libby" Lamm, që është larguar nga shërbimi në të mirë të shtetit për të dhënë mësim në njërin nga universitetet në Cikago. Libby mbetet një figurë kontroverse për faktin e përfshirjes së saj në aksionin ushtarak që ishte miratuar nga Rachel Burke (Jamie Lee Curtis).

Aktorët e njohur amerikanë, si Tika Sumpter dhe Jamie Lee Curtis, kanë rolet kryesore në filmin e Joe Chappelle, i cili vjen me një zhanër triler, që ka të bëjë me një ish-këshilltar nacional të sigurisë, i cili rrezikon ta ekspozojë jetën e tij për një mbulesë. Në këtë film të regjisorit të njohur, personazhi kryesor është një ishkëshilltar kombëtar i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e që të dy ishin vendimtar për të marrë një vendim, e ku vendim përfshin sulmin ndaj një organizate terroriste që kishte rezultuar me vdekjen e mijëra njerëzve dhe civilëve që kishin qenë të pafajshëm. 

Figura kontroverse

Për fat të keq, duket se e gjithë kjo ngjarje zbulohet. Tregimi sillet rreth Dr. Elizabeth "Libby" Lamm, që është larguar nga shërbimi në të mirë të shtetit për të dhënë mësim në njërin nga universitetet në Cikago. Libby, përkundër kësaj, mbetet një figurë kontroverse për faktin e përfshirjes së saj në aksionin ushtarak që ishte miratuar nga Rachel Burke (Jamie Lee Curtis). Misioni ishte dashur që të dërgonte drejt një fitore të plotë mbi terrorizmin, por në fund doli të mos jetë ashtu. Libby që atëherë në njëfarë mënyre ka qenë shumë e prekur dhe thellësisht e emocionuar për faktin se ajo kishte qenë e përfshirë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe tani planifikon të shkruajë një libër në lidhje me këtë gjë. Kështu, kjo ide nuk e bën të lumtur aspak ish-shefin e ngjarjes, apo një nga shefat e sulmit, (Jeff Hephner), që po ashtu tanimë del se ishte një nga ish të dashurit e saj. Ai ia bën asaj një vizitë, që nuk doli të jetë vetëm një vizitë, por që në fakt ishte një paralajmërim në formë kërcënimi për të, duke i thënë këtë fjali "Ti ose je me ne, ose je me ata, apo kundër nesh". 

Spiunon gjithçka që sillet për të

Në ndërkohë, për të shmangur një rrjedhje të lajmit dhe për të mos e marrë lajmi dhënë, ai përkujdeset që të spiunojë gjithçka që sillet për të, duke ia kontrolluar asaj gjithë privatësinë asaj."Si komunikoni me botën", një koleg pyet atë kur Libby thotë se nuk mban një telefon mobil apo një adresë elektronike. "Ngadalë" i përgjigjet Libby. Edhe ajo po ashtu është fokusuar në sigurinë e saj, duke e mbajtur gjithmonë armën e mbushur pranë vetes, madje kjo ngjarje e detyron atë që edhe kur shkon në tualet apo në banjë për një dush, armën e mbushur gjithmonë ta mbajë afër vetes. Dhe, Libby e ka një arsye për ta bërë këtë dhe që të jetë syçelë, kjo pasi që jo vetëm se tema ishte nën hundët e Qeverisë, por se edhe prej njërin nga studentët e saj, Martin (Ben Tavassoli, Overlord), që ka një arsye shumë personale për të qenë e dhënë pas saj. Duke pasur shkathtësi të hatashme në përdorimin e teknologjisë që i kishte marrë më shumë si një agjent i CIA-s se sa një student, Martin fillon duke shtruar pyetje Libby-t, me një rast futet tinëz në shtëpinë e saj për të vendosur një pajisje vëzhgimi.

(Kosova Sot)