Ekspozitë kushtuar presidentit historik Ibrahim Rugova

  • 21 January 2019 - 08:45
Ekspozitë kushtuar presidentit historik Ibrahim Rugova

Më datën 21 janar (e hënë) në ora 19:00, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, hap ekspozitën historike me titull: "Kontributi i Presidentit Historik Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautorë Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rreci. Ekspozita hapet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih në adresën: Eugen HuberStrasse 19a 8048 Zürich. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 janar 2019. 

(Kosova Sot)