Aktorja e "Game of Thrones" tregon sakrificat e rolit, 'Vite pa larë flokët'

  • 21 January 2019 - 08:46
Aktorja e

Aktorja e serialit të njohur "Game of Thrones", Sophie Turner ka treguar për sakrificat e saj gjatë xhirimeve të filmit. Asaj i duhet të përshtatej me karakterin dhe e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.

"Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët, sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur"- ka treguar ajo për "InStyle".

(Kosova Sot)