Vret shokun më pas bën selfie
Romani i shumë përfolur “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi dita- ditës po i rrëmben zemrat e lexuesve. Kjo dëshmon me atë se shumë lexues publikojnë fragmentet nga ky roman. Romani sa është i këndshëm është edhe pikant, ekstrem, dhunë, ferr, vrasje, psikopati deri në maksimum.
Që në fillim e deri në fund asgjë nuk kursehet, dhimbja bëhet mbret i imazhit, ndërsa dashuria shërim. Pjesa më interesante që komentohet nga lexuesit është ajo ku personazhi kryesor vret viktima, pastaj merr telefonin dhe bën selfie.
Viktimën e vret në banesën e tij e godet disa herë me thikë. E poston në Facebook me qëllim që të gjithë ta kuptojnë se është vrasës. Fytyra e tij engjëllore nuk shfaq dyshime.
(Kosova Sot)