"The Tobacconist", një rrëfim mahnitës nga Lufta e Dytë Botërore

  • 21 January 2019 - 15:05

Një rrëfim nga Lufta e Dytë Botërore, e treguar me një ndjeshmëri të parëndomtë, "The Tobacconist", film i cili përjetoi premierën në Amerikën veriore në Palm Springs, do të duhej të ishte interesant për shikues të grupeve të veçanta dhe jo thjesht për shkak të tematikës së tij antinaziste.

Sa për fillim, mund të themi se kemi të bëjmë me një rekreacion mahnitës të fundit të viteve 1930 në Vjenë, falë talentit të regjisorit Nikolaus Leytner, të kinematografit të tij dhe të regjisorit artistik. Me një ekspertizë të lartë filmi përfshin tensionet në kryeqytetin austriak, pak para se ai të merrej nga Hitleri dhe në mënyrë natyrore menaxhon një rrëfim vibrant dhe një portretizim intrigues të Sigmund Freud, të luajtur me mjeshtëri nga Bruno Ganz.

Ngjarja në ambientin e bukur në Aterse

Ngjarja e filmit fillon larg Vjenës, në ambientin e bukur të komunitetit në Aterse, edhe pse vet skena fillestare nuk është edhe aq idilike. Një stuhi spektakulare është 'kapur' për mrekulli nga filmbërësit. Kjo skenë është paksa surreale: heroi i ri, Franz (Simon Morze), sheh pa dashje të ëmën dhe të dashurin e saj të radhës duke bërë seks pasionues derisa stuhia ta fuste frikën në palcë.

Kur i dashuri i saj goditet nga rrufeja, e ëma e dërgon Franzin në Vjenë për ta gjetur një punë te një duhanshitës, i cili ishte një ish i dashur tjetër i nënës së tij. Djali fillon që të punojë si çirak te Otto (Johannes Krisch), një njeri cinik, por dorëlirë, i cili kishte humbur njërën këmbë në Luftën e parë botërore dhe i cili pret mirë të gjithë myshterinjtë, duke përfshirë edhe çifutët dhe komunistët. Njëri ndër patronët e tij të preferuar është edhe i mençuri kontrovers nga Vjena, Dr. Freud, i cili me gjasë sot kujtohet po aq mirë për pasionin e tij ndaj cigareve, sa njihet edhe për punën pioniere në teorinë e psikanalizës.  

Dashuria për Anezkan

Franz eventualisht shkon te Freud për të kërkuar këshillë rreth dashurisë. I riu është i joshur fort nga Anezka (rol që luhet me mjeshtëri nga Emma Drogunova), një grua e cila mund të jetë prostitutë, por që dihet me siguri se ka shumë të dashur. Sipas interpretimit Freudian, Franz është i dashuruar në këtë grua, meqë ia kujton nënën e tij promiskuitative. Franz i afrohet doktorit të mirë për këshilla romantike. Freud e mbështetë atë, por është e qartë se ka shqetësime të tjera, sidomos në lidhje me rritjen e antisemitizmit në Vjenë. Filmi "The Tobacconist" bën një punë të mrekullueshme duke balancuar rrëfimet personale dhe politike dhe këtu regjisori mund t'i ketë borxh autorit të romanit, Robert Seethaler. Ka skena të fuqishme që përshkruajnë rritjen e dhunës në Vjenë, sidomos pasi që nazistët marrin qytetin dhe arrestojnë Otton.

Kompanitë e produksionit: Epo-Film Produktionsgesellschaft, Glory Film, Tobis Film, ARD Degeto Film, Perathon Film-und Fernsehproduktions GmbH Distributor: Menemsha Films Rolet: Simon Morze, Bruno Ganz, Johannes Krisch, Emma Drogunova, Regina Fritsch, Karoline Eichhorn Regjia: Nikolaus Leytner Skenari: Klaus Richter, Nikolaus Leytner; bazuar në romanin e Robert Seethaler Producentë: Dieter Pochiatko, Jakob Pochiatko, Ralf Zimmerman Regjisor fotografie: Hermann Dunzendorfer Disenjator i produksionit: Bertram Reiter Editor: Bettina Mazakarini Muzika: Matthias Weber Eventi: Festivali ndërkombëtar i filmit në Palm Springs Kohëzgjatja e filmit: 117 minuta.

(Kosova Sot)