Kevin Costner, aktori që në fillim ishte shofer autobus

  • 21 January 2019 - 15:10
Kevin Costner, aktori që në fillim ishte shofer autobus

Arritja më e madhe për të ishte - Globi i Artë 

Aktor, regjisor, producent, e edhe muzikant, Kevin Costner, nga shoferi i autobusit turistik për vizitimin e Hollivudit, është shndërruar në njërin nga yjet më të mëdha të Hollivudit. Edhe pse tashmë ka mbushur plot 64 vite, edhe me tutje vazhdon me ritmin e buzëqeshur. "Në këtë punë jam më gjatë se tri dekada, e ende nuk kalon asnjë ditë e vetme kur jam takuar për të parën herë me regjisorin Richard Barton. Një ditë në vitin 1980, me rrjedhën e rastësisë, në aeroport po prisja fluturimin për Meksikë. Të njëjtin aeroplan po e priste edhe ai, e edhe pse nuk jemi njohur, kemi filluar të flasim dhe ai më ka thënë se shpaguhet që të jesh i durueshëm dhe i vendosur nëse dua të bëhem aktor.

Nuk mundem as ta kujtoj si do të dukej apo si do të ishte tani jeta ime sikur mos ta kisha dëgjuar këshillën e tij", ka rrëfyer ai para disa viteve në një kanal televiziv në lidhje me fillimin e karrierës së tij në film. Me siguri se edhe vetë Richard do të befasohej pas bisedës sikur ta kuptonte se Costner, pastaj ka xhiruar rreth pesëdhjetë filma. Ndoshta sot Costner do të punonte në industrinë e reklamave në Linvud, një paralarje të Los Anxhelosit, ku kishte lindur më 18 janar të vitit 1955. Si djali më i vogël i të atit elektricist dhe nënës së tij që punonte si punëtore shoqërore. 

Rinia e Kevin Costner

Pas vdekjes së fëmijës së saj të dytë, jo gjatë pas lindjes, gjithë vëmendjen ia kishte kushtuar Costner-it, i cili në këtë botë erdhi një vit më pas. Si djalosh i ri kishte kënduar në korin e kishës, e kur ishte futur në pubertet, kishte filluar të tërhiqej nga sportet, sidomos basketbolli dhe futbolli. Shkolla nuk i interesonte aspak e mësimet i vazhdonte vetëm për faktin se duhej ta bënte, e kjo edhe shihet sipas notave që kishte - mezi kaluese. Por, përkundër se ishte shumë i shkathtë nëpër sporte, nuk ishte fort popullor në shkollë. Pos sportit, e interesonte edhe muzika, kështu kishte mësuar të luante në kitarë, që siç edhe dëshmohet më pas, ishte shndërruar në pasionin e tij.

Si i vetëm që ishte, kur të përfundonte shkollën e mesme, kishte vendosur të lëshohej në aventurë: pjesën më të madhe të pushimit e kalonte duke ndërtuar kanu dhe lundronte nëpër lumenjtë e Kalifornisë. Pas shkollës së mesme për të parën herë kishte një konflikt me prindërit: ata kanë dashur që ta vazhdonte shkollimin, e ai kishte dashur të fillonte të punonte ndonjë punë, vetëm mos të duhet të mësonte. Në fund, kishte regjistruar ekonominë dhe marketingun. Kishte siguruar edhe para xhepi teksa punonte si shofer i kamionit dhe udhëzues turistik në Los Anxhelos. Kështu ai kishte ëndërruar që të bëhej edhe aktor e me të hollat që i fitonte paguante leksionet e mësimit për aktor.

Rolet nëpër filma

Roli i parë për të ishte një rol i butë në një film pornografik, por kjo përvojë nuk i kishte pëlqyer kështu që ka vendosur t'i refuzonte ofertat e tilla. Pas diplomimit më 1978 ka pranuar punën si agjent reklamues. Tri vite pasi ka takuar Barton-in kishte marrë një rol të vogël në një film pranë William Hart. Por, regjisori kishte vendosur që të gjitha skenat ku a i kishte i përfshirë t'i fshinte. Pikëllimi dhe dëshpërimi ishte i madh. Por, i njëjti regjisor, Lorence Casdan, nuk e ka harruar dhe e kishte angazhuar në vitin 1985. Pas këtij filmi, ai dha dorëheqjen nga reklamat, u bart në Los Anxhelos për të ndjekur karrierën prej aktorit. Në marrjen e vendimit për aktrim i ka ndihmuar edhe bashkëshortja e tij. "Jemi njohur në një ndejë në vitin 1975. Ishte aq e bukur sa që më la pa frymë. Të gjithë e shikonin si një perëndeshë, e unë isha i bindur se nuk kisha gjasa për të", thotë ai. Në vitin 1984 ata u bënë me një vajzë, më 1986 edhe me një tjetër dhe më 1988 kishin një djalë. Martesa ishte e hatashme në fillim. Në vitin 1987 ai ka filluar të marrë shumë oferta, e filmi i radhës kishte fituar 100 milion dollarë dhe ishte dominuar për katër Oskarë. Arritja më e madhe për të ishte - Globi i Artë për serinë televizive "Hatfields & McCoys" (2012), ku ka aktruar patriarkun. Në javën e parë serinë e kanë shikuar 13,9 milionë njerëz.

(Kosova Sot)