DKRS e Prishtinës, ndan 100 mijë euro për shoqata që nuk egzistojnë (Foto)

  • 21 January 2019 - 19:06
DKRS e Prishtinës, ndan 100 mijë euro për shoqata që nuk egzistojnë (Foto)

Drejtoria për kulturë rini dhe sport në Prishtinë ndan mbi 100 mijë euro sunvensione për shoqata të cilat shumë prej tyre nuk ekzistojnë fare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online". 

Sipas Jetullah Beqiri, drejtues i Ansamblit "Prishtina" në mesin e tyre ka dhe zyrtarë për kulturë që kanë përfituar deri në 10000 euro ndërsa shoqatave aktive as edhe një euro.

"Në mesin e tyre ka dhe zyrtarë për kulturë që kanë përfituar deri në 10000 euro ndërsa shoqatave aktive as edhe një euro, ju lutemi që të jeni roje e së drejtës, se ky trend i keqpërdorimeve publike po vazhdon tash e tri vite me shoqata fantome të përkrahura nga drejtoria e kulturës me një komision fantom interesash, që as kush nuk e di kush dhe çka janë", është shprehur Beqiri, duke i dërguar edhe provat si dëshmi.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)