Fuqia dhe pasioni në një betejë mbretërore

  • 22 January 2019 - 08:27
Fuqia dhe pasioni në një betejë mbretërore

Beteja ndërmjet Anglisë dhe Skocisë, protestantëve dhe katolikëve, meshkujve dhe femrave

Regjisorja Josie Rourke ka bërë një lëvizje mjaft bindëse nga teatri në kinema, në filmin e saj debutues, një rrëfim të fuqishëm të rivalitetit personal dhe politik, të treguar me zjarr dhe pasion. Sikur edhe filmi i Yorgos Lanthimos me titull "The Favourite", i cili sjell një revizion të oborrit të Mbretëreshës Anne (edhe pse me një ton krejt të ndryshëm), ambienti i këtij filmi mund të jetë historik, por shqetësimet kryesore janë tërësisht bashkëkohore: rrëfimi rreth dy "motrave" - Elizabeth I (Margot Robbie) dhe Mary Stuart (Saoirse Ronan) - të zëna midis një beteje ndërmjet Anglisë dhe Skocisë, protestantëve dhe katolikëve, meshkujve dhe femrave. Fraksionet luftarake Fillojmë në fund, në vitin 1587, me një qiri i cili fiket, derisa Mary katolike dërgohet në bllokun e ekzekutimit. Nga këtu kthehemi me të shpejtë në vitin 1561 dhe te kthimi i Mary-t në Skoci, pas vdekjes së burrit të saj. Arritja e saj, si dhe pretendimet ndaj fronit të Elizabethës, alarmojnë kushërirën e saj pa trashëgimtarë dhe krijon fraksione luftarake në të dyja anët e kufirit. Në një nivel, këto gra janë kundërshtitë vetë: derisa Mary është e re, e bukur dhe e hapur, Elizabeth është e lodhur, fytyrën e ka frikshmërisht të bardhë, të ngjyer me shumë yndyrë, për të fshehur pasojat e lisë. "Unë do të jem gruaja e cila ajo nuk është", deklaron Mary, duke vlerësuar me krenari: "Më duhet ta jap një pasardhës, ndryshe nga ajo shterpë". Sa i përket Elizabethës ajo përzgjedh të mos jetë as grua, e as nënë, duke preferuar që të jetë burrë, duke e quajtur besnikun e saj, Sër William Cecil (Guy Pearce) "gjënë më të afërt që do ta kem ndonjëherë me një grua". Fuqia e hekurt Por, përkundër këtyre dallimeve, që të dy mbretëreshat janë subjekt të peripecive të meshkujve, të cilët gjininë e tyre e shohin si kërcënim. Derisa Lord Randolph (Adrian Lester) pyet: "Si erdhi bota në këtë derexhe?", përgjigjen ia kthen lord Maitland: "Meshkujt e mençur duke iu shërbyer tekave të femrave". Gjetiu, një John Knox që vlon (David Tennant, aq i shkëlqyeshëm, saqë nuk njihet) e quan Maryn "një kurvë vrastare... mbretëreshë të lavireve", derisa Elizabeth ankohet për faktin se sa 'të ashpër që janë meshkujt'. Në rolin e Mary-t, Ronan mishëron shpirtin vibrant dhe fuqinë e hekurt të personazhit të saj. Që nga momenti kur Mary del në shesh dhe marshon drejt Holyrodit, është e qartë se ajo posedon një vendosmëri të çeliktë. Derisa Ronan është e tmerrshme, Robbie ka rolin më të vështirë, duke sjellë një portret të dikujt, të cilën pozita e ka bërë "më shumë burrë se grua". Është meritë e Robbie-s që ankthi i Elizabethës depërton edhe përtej maskës së rëndë, të cilën ajo është e detyruar ta bartë dhe të fshihet prapa saj. Edhe rolet mbështetëse janë të realizuara mirë, gjë që vlen sidomos për Hart, duke mbetur kështu njëra ndër shpresat më të mëdha të ekranit dhe skenës britanike. Ende nuk e kemi parë në ndonjë rol, sado të vogël, që nuk jep 100% nga vetja. Kinematografi John Mathieson ofron një kombinim të mahnitshëm të ambienteve të brendshme dhe të jashtme.

(Kosova Sot)