Irini Qirjako: Jap shpirtin tim që rinia të mësojë lahutën

  • 13 February 2019 - 13:07
Irini Qirjako: Jap shpirtin tim që rinia të mësojë lahutën

Një koncert folklorik, me këngë edhe valle popullore, bëri bashkë përreth dy orë artistë të njohur në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë për të përcjellë mesazhin e fortë: "Ruaj traditën, festo shqip".

Këngë të njohura popullore shqiptare, këngë dhe valle që flasin për identitetin tonë kombëtar, nga Veriu në Jug, erdhën ëmbël nga artistet, si Irini Qirjako, Irma Libohova dhe Lirie Rasha. Artistet që prej një jete nuk i janë ndarë këngës popullore, bëjnë thirrje për ruajtjen e kësaj tradite.

"Unë jap gjithë shpirtin tim, që brezat e rinj të mësojnë këtë gjë të mrekullueshme, që kemi ne si popull edhe si komb. Për të mësuar lahutën vitet e fundit vihet re nga të rinjtë. Më vjen mirë për këtë, sepse sidomos lahuta shfaq një interes edhe për të qenit puro shqiptar", thotë Irini Qirjako.

(Kosova Sot)