Performanca mjeshtërore e Weiszi ka magjepsur shikuesit

  • 18 February 2019 - 07:54
Performanca mjeshtërore e Weiszi ka magjepsur shikuesit

Ka marrë një nominim për kategorinë e aktores më të mirë dytësore, për rolin e saj në filmin 'The Favourite'

Rachel Weisz, yll i filmit "The Favourite", mori shpërblimin në kategorinë e aktores më të mirë dytësore të dielën e kaluar në ceremoninë "Bafta". Një natë më parë, ajo mori një votë edhe më të madhe të besimit. "Një grua mu afrua gjatë darkës", thotë Weisz "dhe më shikoi në sy, duke më thënë: 'Në emër të të gjitha lesbikeve, dua të të them faleminderit". Kështu i ka bërë vaki 48 vjeçes Weisz, që kaloi vitin e kaluar kinematografik duke eksploruar rreth joshjes së gjinisë së njëjtë. Në filmin "Disobedience", të publikuar në prill, Weisz dhe Rachel McAdams luajnë rolet e femrave, pasioni i ndërsjellë i të cilave ndaj njëratjetrës, skandalizon komunitetin e çifutëve ortodoksë në të cilin ato ishin rritur, derisa në filmin "The Favourite", në nëntor, Weisz lufton ndaj Emma Stone-s për ta çuar në shtrat mbretëreshën Anne (Olivia Colman).

Performanca e saj mjeshtërore, me vetëbesim, i ka magjepsur shikuesit

Weisz, Stone dhe Colman, që të gjitha kanë marrë nominime për 'Oskar' për filmin "The Favourite", por Weisz mund të ketë më së shumti gjasa për të fituar në këtë kategori. Performanca e saj mjeshtërore, me vetëbesim, i ka magjepsur shikuesit, sidomos pjesëtarët e komunitetit LGBT. "Mendoj se çdo film tjetër që kam bërë më parë, ka qenë rreth meshkujve", thotë Weisz, e cila është e martuar me Daniel Craig dhe është më shumë e njohur për rolet në filmat "The Mummy" dhe "The Constant Gardener", ku për filmin e dytë mori shpërblimin Oskar. "Për mua është freskuese dhe forcuese që kam bërë dy filma me femra". Në një veprim kontrovers, 'Oskarët' do të shpallin fituesit në katër kategoritë gjatë pauzave komerciale të transmetimit, për t'i edituar më pas këto rezultate në një klip-pako. 

"The Favourite" është nominuar në dy nga këto gara, për kinematografi dhe editim. Çka mendoni për këtë vendim?

Weisz: Nuk e di! Nuk mendoj se kjo është me vend: kinematografia dhe editimi nuk mund të jenë më të rëndësishëm. Sikur të pyetesha unë, do të veproja njësoj. Në Hollivud një aktore mund të bëjë filma të shumtë ku është personazhi i vetëm femër. Mund të jetë falënderues fakti që filmi "The Favourite" përfshin tri femra të barabarta. Nuk besoj të kem qenë në shumë filma ku kam bërë biseda të thella me femra, e lëre më të bie në shtrat me to. Me të vërtetë jam kënaqur duke eksploruar këto raporte. Ato janë të këndshme, sadiste, të nevojshme, të brishta, Machiavelliane, qesharake dhe absurde.

Olivia Colman mori shpërblimin "Bafta" dhe, në fjalimin e saj, ajo tha se që të tria ju keni rol kryesor në filmin "The Favourite". A pajtoheni me këtë, apo e konsideroni veten aktore mbështetëse?

Weisz: Olivia më tha: "Më duhet të them se sa e pabesueshme është që ti dhe Emma u pajtuat për këtë gjë, por unë nuk mendoj se ndonjëra prej nesh është hamendur. Ky vendim ishte marrë nga njerëz specialistë për këto gjëra dhe ato vendime dukeshin natyrore: që të dyja mbështesnim mbretëreshën, prandaj ajo duhej të udhëhiqte. Ajo është qendër e Anglisë dhe qendër e jetëve tona - edhe pse ka nevojë të madhe për ne, që të kyçemi në rrëfimin e saj. 

Olivia po ashtu iu është referuar juve si 'kuçkat e saj', derisa mori Globin e Artë. Ju nuk reaguat.

Weisz: Çka të them? Ajo ka gojën e ndytë dhe, ajo që patë ju, ishte një version i butë. Por, ajo është edhe e këndshme dhe plot dashuri. 

Ceremonia e parë e shpërblimeve ku morët pjesë ju, ishte ajo e Globit të Artë në vitin 2006, ku fituar për rolin në filmin "The Constant Gardener". Çka ju kujtohet nga ajo mbrëmje?

Weisz: Më kujtohet se kisha flokë të gjata. Është tepër surreale kur merr pjesë për herë të parë në një ceremoni shpërblimesh dhe, unë isha shtatzënë, kështu që mund ta merrni me mend se nuk mund të pija për t'u relaksuar. Ishte sikur një ndejë darke, ku kamerat i ke afër fytyrës dhe je e rrethuar nga njerëz të cilët i njeh vetëm nga pamja. Më kujtohet që pash Oprah Winfrey-n në tavolinën afër meje dhe thash me vete: "O, Zoti im"!

A është e vërtetë se më pas ke dhembje të hatashme këmbësh, pasi që ke qëndruar një kohë të gjatë me taka të larta?

Weisz : Oh, mos më pyet! Do të doja që në evente të tilla të shkoja me këpucë sporti, por ashtu vetëm sa do të bija në sy si bizare. 

(Kosova Sot)