Hajrush Behluli, nderohet me çmimin 'Pavarësia' (Foto)

  • 18 February 2019 - 21:30
Hajrush Behluli, nderohet me çmimin 'Pavarësia' (Foto)

Për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Unioni i shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë, ka organizuar "Orën e madhe letrare", me këtë rast Hajrush Behlulit ia kanë atribuar çmimin "Pavarësia", për kontribut kombëtar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë nder, Behluli në një postim është shprehur:"Sa herë që gjindem në mesin e krijuesve ndjehem i respektuar por sot isha edhe i privilegjuar. 
Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë më nderoj me çmimin e madh "PAVARESIA" për kontribut kombëtarë".

 

(Kosova Sot)