Publikohet një këngë e re e Amy Winehouse

  • 19 February 2019 - 09:01
Publikohet një këngë e re e Amy Winehouse

Zëri i këngëtares së famshme që ndërroi jetë rreth 8 vjet më parë, Amy Winehouse mund të dëgjohet në këngën e re, "Find My Love", të producentit Salaam Remi. Kënga e re pritet të jetë pjesë e përmbledhjes së re të Remi, "Do it for the Culture 2", ndërsa në të këndon edhe reperi Nas.

Besohet se incizimi i një pjese të kësaj këngë është bërë gjatë kohës kur Amy bashkëpunonte me producentin e njohur muzikor, i cili më pas ka bërë një kombinim me reperin amerikan.

Kujtojmë që albumi i publikuar pas vdekjes së Winehouse, "Lioness: Hidden Treasures" (që ishte një përmbledhje e këngëve të publikuara dhe demo incizime) zuri vendin e parë në top-listat britanike, duke vënë rekord për shumë shitje brenda javës së parë - transmeton BBC.

(Kosova Sot)