Brad Pitt paralajmëron dokumentar për Chris Cornell

  • 19 February 2019 - 14:47
Brad Pitt paralajmëron dokumentar për Chris Cornell

Është paralajmëruar një dokumentar rreth jetës së Chris Cornell, ka njoftuar revista amerikane "Variety". Filmi do të bëhet me produksion të aktorit Peter Berg, të njohur për rolin e tij në "Lone Survivor" dhe "Deepwater Horizon".

Filmin do ta xhirojë edhe Brad Pitt, ndërsa atyre do t'u bashkohet edhe e veja e Cornell, Vicky. Brad Pitt dhe Peter Berg janë partnerë të shtëpisë së produksionit "Film 45".

Javën e kaluar Chris Cornell u shpërblye me "Grammy" në kategorinë e performancës më të mirë rok për coverin e këngës "You Never Knew My Mind" dhe "When Bad Does Good", të Johnny Cash.

(Kosova Sot)