Gjermania do të shpenzojë 6 milionë euro për 250- vjetorin e lindjes së Beethoven-it

  • 20 February 2019 - 15:37
Gjermania do të shpenzojë 6 milionë euro për 250- vjetorin e lindjes së Beethoven-it

Gjashtë milionë euro është shuma e parave që Gjermania do të shpenzojë vitin e ardhshëm, për 250-vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig van Beethoven, njoftoi dje Ministria gjermane e Kulturës.

"Programi ynë në përvjetorin e vdekjes së kompozitorit do ta promovojë Beethovenin përtej kufijve kulturorë", u tha gazetarëve në Berlin, ministrja për Kulturë, Monika Gruetters. "Sidomos për të rinjtë, ne duam të përcjellim diversitetin e pabesueshëm, fuqinë dhe imagjinatën që Beethoveni la", ka thënë Gruetters shkruan 'JavaNews'. Beethoven vdiq në moshën 56- vjeçare, në vitin 1827. Ai mbetet një nga kompozitorët më me ndikim në botë. I lindur në Bonn, Beethoveni mbeti veçanërisht i famshëm për krijimet e tij edhe kur ishte pothuajse plotësisht i shurdhër në fund të jetës.

(Kosova Sot)