Folklori dhe Moisiu

  • 20 February 2019 - 20:27
Folklori dhe Moisiu

Shkruan: Asqeri Diko

Ai qe mbledhësi i parë i folklorit në Skrapar .Edhe në dasmat , gostitë,në rrugë a në mbledhje të ndryshme,në takime me popullin,ai do të mblidhte pasurinë e të folurit të Gjuhës Shqipe . Nuk është aspak e rastit,që emrin e këtij “misionari fisnik “, ta gjejmë edhe sot në dokumentet gazetareske  për punën e madhe që bëri në Fushën e Folkloristikës Shqiptare, me zotësi e pasion të çmuar . Në gazetën “ Dielli i Tomorrit “,faqe 8, mars  2004,tek shkrimi me titull : “ Misionari fisnik “ , shkruar nga Dr. Agron Xhangolli, për Moisiun , ja çfarë shkruhet : “ Dëshmitë arkivore  e rendisin Moisi Zaloshnjen, mbledhësin e parë të folklorit skraparas.Puna e tij , zë fill, më 1957 dhe ka një shtrirje kohore deri më 1971. Gjatë kësaj periudhe, me bartës autentik , në fshatra të Skraparit apo edhe me të shpërngulur prej tij, e të vendosur në qytete të tjera,por edhe me bartës të folklorit nga rrethe të tjera , Zaloshnja mblodhi 1170 tekste këngësh, mbi 2300 proverba e shprehje proverbiale, rreth 60 përralla, 250 anektoda …Zaloshnja , ishte i prirur të mblidhte folklor, kudo  që të ndodhej e si t”i jepej mundësia. Këtë e tregon më së miri gjeografia e mbledhjes së teksteve të ndryshme të këngëve apo të krijimeve të tjera folklorike, nga ana e tij . Ajo,duke patur mbizotrim nga fshatrat e Skraparit,rrok rrethe ,si në Veri dhe në Jugë të vendit. Zaloshnja, në regjistrim , është i saktë , shënimet e nevojëshme për çdo mbledhje të folklorit, ai i jep me përpikmëri shkencore .Në fund të fletores , me nr 1..që ndodhet në arkivin e IKP,gjejmë me shkrimin e tij të qartë , një informacion shumë të nevojshëm :”Këto këngë janë mbledhur në lokalitetin e Tomorricës (Rrethi i Skraparit),në këto fshatra dhe nga këta persona : I.Zaloshnje : Qazim Kahreman Dosti, ( i ati, A.Diko ) ,  Hysen Koçi Rushiti .

                E theksuam këtë çast të punës së Zaloshnjes ,për të dhënë formimin e tij,si mbledhës folklori.Që në ato vite të para të punës së tij, ai e dinte sesa rëndësi kishte përzgjidhja e subjekteve,me të cilët punon mbledhësi i folklorit. Numri i kufizuar i subjekteve,me të cilët punonte në çdo fshat Moisi Zaloshnja, është treguesi i përzgjidhjes që ai realizonte paraprakisht …”

                            Analiza e veprës  së  Moisiut . 

-------------------------------------**********************************

Që të bësh analizën e veprës së Zaloshnjes,nuk është e lehtë. Ajo,ka në thellësi të gjirit të saj të gjerë,një mori temash,probleme të kohës,të shtrira në gjerësi e gjatësi . Aty bashkohen objektivat e Moisiut .Vepra e tij,fillon që nga vjersha “Flamuri”,ndoshta ajo është më e para dhe vazhdon me gjinitë e ndryshme të krijimtarisë, si : shkrime, skica,poezi,poema,fabula,anektoda,shprehje të Gjuhës Shqipe, tregime,pjesë teatrale, drama, novela,e deri tek romani. Në këtë lum krijimtarie ,Veprën e tij,mund ta ndajmë në disa tema,si : 1.Vepra të kohës historike, ku mundet të shkruajmë :poma,”Vdekja e Skënderbeut “ –Krahu i Skënderbeut .

.2 .Krijime të LANÇ-re, si : Poema ,”Misioni”,”Në zemër të popullit”, “Nën hijen e Tomorrit “, “Ç”u ndezën malet”, “Zjarr pa tym”, “Kur malet kërkonin diellin”, “pjesa teatrale,”Të faleminderit, o trim i vogël”, tregimi,”Çasti  vendimtar “, etj .

3.Krijimtari të kritikës së sistemit  socialist, si : ” Sa të jetë Lalë Gjoni”, “Gjysmagjeli”,”Kolorsi prej Argjili “, “ Ariu dhe bariu “ , ”Këndezi që s”dëgjonte shokët .” …Artikuj për jetën e re socialiste...

4. Krijimtari të gjuhës së popullit, si:”Përralla të zgjedhura”, “Kërcen  hallua nga halli “ ,“Mendja  bën hata, mendja , bënë kala,”Bakllavatë e Sheme Shaqirit” , personazh konkret në fshat . “Dyzet vëllezër e syqeni “……    @@@@@@@@@

5. Krijimtari të ndërtimit të Socislizmit: ”Poema : ” Bariut Hero “, “Tregime për tokën”, “ Deti nën Tomorr ” ,…

6.Krijimtari për  e yllkat  e fëmijët , si “Na ishte një Yllkë e vogël ”..,“Xixëllonja “ , shkrime  të shumta , tek revista “Pionieri ”, gazeta” Bashkimi” , “Puna ” ”Zëri i Popullit.” Rinia”, ”Drita ”, “Nëntori”etj .

Në mendjen,zemrën e sytë e tij, kanë kaluar,janë redaktuar me miliona faqe letrare,me një gjuhë e drejtshkrim të pastër.Vepra e tij, trajton një periudhë të lashtë, nga ana folklorike ,të vjetër dhe të re,të ndërtimit të atdheut, të cilat i shkroi  me një frymëzim të kohës . Bukuria dhe madhështia e Veprës së Zaloshnjes , qëndron dhe tek gjetja e goditur e personazheve letrare , të cilët shpeshherë e ndjejnë veten të qetë, të gëzuar, se janë nga Vendlindja,ku u lind,u rrit, ku qau nëpër gjembat e arave e të shesheve vendlindore,ku lozi me shokët e shoqet e vegjëlisë, ku piu qumështin e Nënës së tij zaloshnjare e të bagëtisë. E ku nuk e gjeje Mozën e thjeshtë e punëtor, njeriun e ëmbël në fjalë e në bisedë, në dasma a gostira? Ai , ishte i mikpritshëm,i njerëzishëm, i qeshur. Zaloshnja e frymëzoi ,po ashtu dhe Skrapari . Ato qenë, vullkani i frymëzimit. Shkrime gjen për Potomin,Gjerbësin , Ujanukun, Beratin,Helmësin.…Pojskat,Kurtjet,Gradishta,Zelenaku,Shën Mitrat, mali…ujrat e shumëta të fshatit, xixëllonjat, ku ai lozte mbrëmjeve verore me moshatarët, bilbilat, shpendët ,lulet, gjithçka vendlindore, janë në veprën e tij të pashterëshme e të kohës .

Shkrimet për kohën turke,për fshatarin që shkon i menduar tek Kajmekami turk, për t”i qarë hallet e varfërisë, oh,sa bukur,sa bukur që  janë shkruar. Monologu i fshatarit rrugës, parase të vejë në derën e zyrës së Kajmekamit apo të muhtarit –këshillit të fshatit, është i përshkruar në mënyrë të përkryer. Në shkrimet historiko – turke, të bije në sy poema, “ Vdekja e Skënderbeut”, tek Kënga e Parë. Në këtë poemë, kushtuar Heroit Kombëtar,Skënderbeut , autori i jep Heroit, cilësitë atdhetare : burrë,luan,trim…Edhe në shtrat ,kur Trimi ishte i sëmurë,ai është gati të luftoj me vdekjen,të luftoj me sulltanët e Turqisë,me sulltan Muratin e tmerrshëm. Moisiu, e krahason trimin,si një Dragua që fluturon dhe godet pamëshirë turqit në luftrat osmane në Shqipëri .-Duke  iu drejtuar Zgalemit të Lirisë, me vargjet  burrërore kuptimplote , :

-Skënder , o burrë, o luan,o trim !

Skënder,o tmer”i kuçedrës së Asis !

Ja sot,si hije,po vij me nxitim,

Po vij me urdhërin e Perëndis…

E të të marr nga kjo jetë ,

Urdhëroi Zoti ,në qiej Perëndit,

Që Shqipëria të mbetet shkretë !

Kështu ,i thotë vdekja , Skënderbeut…

autori do të të tregoj se kush ishte Skënderbeu . Ai i thotë vdekjes se :

“…Shpata ime q”u dha dërmën,

Ordhive Turke e që i lau me gjakë,

Tokën e gjithë,sa shkoi në lumë,

Nga kosa jote,s”trëmbem aspak….”

Porosia e Trimit , qe :”…

“ Prandaj,në doni që eshtrat e mija,

Të jenë të qeta dhe dheri të më tresë,

Bashkohuni e përpiquni që Shqipërija ,

Edhe me vdekjen t”ime e lirë të mbesë..”

Moza, ka përdorur hiperbolën, si një figurë letrare,që i jep poemës cilësitë e Heroit. Kjo duket tek vargjet :

                         “… Ordhive Turke e që i lau me gjak,

                            Tokën e  gjithë sa shkoi në lum… “

E ,ku e gjente atë fjalor aq të pasur, Moisiu ? Kjo tregon se ai , e njihte mirë gjuhën e popullit . Personazhet si,Fehim Diko,Ryvedi Diko,Nasipe Shimi,Vezire Balliu,Fehim Qato ,Sheme Shaqiri –Sulaj dhe të tjerë,janë personazhe konkret ,nga fshati i tij. Zaloshnja,Skrapari, me në krye kryemalin Tomorr, nusëron në veprën e Moisiut . Tomorrit, i kushtoi tri vepra..1.”Nën hijen e Tomorrit” , 2 . .romanin,” Deti nën Tomorr” dhe 3 . .romanin e pabotuar plotësisht,”Dielli mbi Tomorr”. ..Veprat e tia janë të shumta, por Skraparit e Tomorricës, i la thuajse , 30 vepra . Tregimin e shkurtër e ka dashur shumë, si psh. tregimet, ”Xixëllonja”, “Mantua “, ”Kërcen hallua nga halli ” , etj. 

Kur e lexon veprën e tij, qoftë ajo vjershë –poezi , novelë a …. roman , e shkruar në shkollë, në  zyrën  e punës,tek shtëpia Botuese, ”N.Frashëri”, a në ugaret midis bujqëve të fshatit a gjetkë, e shkruar në lulet a dëborën e vendlindjes, e shkruar në shtëpi, duke pirë kafen me prindërit, e shkruar nga Paraspuaret , a Kasollja e Gjashtë, midis barinjëve të çerdhes së lindjes, nga Uji i Shën Mëhillit, apo i ulur pranë ftoit, tek çezma pranë shtëpisë , apo nga Pojskat a Gradishta, Sojati .., pra në Vendlindjen Zaloshnje ,të kënaqet  zemra e shpirti . E lexon krijimin, qoftë tregim, dramë a ..roman… dhe nuk të duket  koha. Dhe kur e mbaron së lexuar,të duket se i ke thëthitur të gjithë në mendje, faqet e shkruara. Nuk lodhesh,por zemra të mbushet  me shumë gëzim dhe me shumë humor,kur lexon fabulat ose tregimin humoristik, ”Bakllavatë e Sheme Shaqirit-Sulës. Qesh e qesh dhe nuk ka të mbaruar ajo qeshje gazmore. Moisiu, në krijimtarinë e vet, ka përdorur  kritikën në formën më të lartë –sarkazmën ,ndaj sistemit enverian disa herë. Tek vepra satirike,”Sa të jetë Lalë Gjoni, hani pini e këndoni…”, Moisiu, me  një gjuhë të bukur - satirike, kritikon dhe sistemin socialist. Kjo duket dhe në veprat: “Këndezi  që s”dëgjonte shokët”, “Ariu e bariu “, “Gjysmagjeli ” ”Kalorësi prej argjili “…    @@@@*********@@@@

Periudhës së LANÇ-re, i ka kushtuar shumë vepra, si poema, “Misioni” , “Kur malet kërkonin diellin”, “Në zemër të popullit ”, “Ç”u ndezën malet ”, etj, .Luftën, pra,marshimet,betejat, vështirësitë e kohës, të ushqimeve, plagosjet e partizanëve a vrasjet e tyre, rrethimet nga armiku …., i përshkruan me ndjeshmërinë e asaj kohe, me forcën e kalitjes luftarake dhe me bindjen për të çliruar tokën mëmë . Pushka e tij dhe e partizanëve,del nëpërmjet personazheve ,që i ka skalitur mirë mendja e dora e Mozës. Pushka e tij,nuk u ndal,ashtu si edhe e trimave dhe e trimëreshave të tjerë . Kur i lexon, këto vepra të asaj Periudhe Çlirimtare, të del para armiku dhe populli, vështirësitë e shumta  të Luftës. Mbi të gjitha, këtu del, heroizmi i popullit, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ . Dalin krismat e gjëmimet e armëve, kënga e tyre…Periudha e Ndërtimit të Socializmit .

Kjo  kohë ,zë një vend nderi në jetën e veprën e tij. Personazhet që përdor, në këtë periudhë , mjaftë herë,janë konkret  dhe nga fshati.                       

                          Vendlindja dhe Moisiu .

***************************************************

Për Vendlindjen derdhte lotë, kur e takoje . Nuk vinte shpesh nga Tirana në fshat ,se tonelatat e punës redaktuese,mbledhja e Folklorit,krijimtaria e tij…nuk e linin. Kur vinte në shtëpi ,prindërit e prisnin me krahëhapur,me shumë mall . Ai donte t”i merrte ata në Tiranë ,por Qazimi dhe Mineja,nuk donin. Ata vdisnin për fshatin. Por edhe Moisiu ,po ashtu.Kohë nuk kishte,ata ishin pleq, kush do t”i ndihmonte ? Dhe më në fund, i mori në Tiranë. Ata qenë të fundit e “Dostëve” që u larguan nga fshati . Edhe pse Moisiu i mori prindërit në Tiranë,vendlindjen ,ku u lind e qau për herë të parë,nuk e harroi. Kur vinte në festën e 5 Shtatorit, Dita e Çlirimit të Skraparit, ai me gjithë dashuri vinte në këtë festë dhe shkonte edhe në Djepen e Lindjes. Dhe atje shkonte me tërë mallin,sikur fluturonte.Kujtonte rrugicat  e vegjëlisë, shoqërinë.Bakllavatë e Sheme Shaqirit, nuk i harronte.

Image

 

Shkrimtari, në Tiranë ,viti1970  ,midis nxënësve të kryeqytetit .                            

Shkonte nga Paraspuaret,Bregu i Madh , Pojskat e lart nga mali.Donte ta shkelte në çdo pëllëmbë atë tokë të të Parëve .Takonte moshatarët : Nebi Çarçanin,Estref Shimin,Baki Çelën,Xhemal Ismailin,Ramadan Shimin,… Islam Dikon …

 

(Kosova Sot)