Gwyneth Paltrow: Si ma ndryshoi jetën filmi 'Shakespeare in Love'

  • 21 February 2019 - 08:42
Gwyneth Paltrow: Si ma ndryshoi jetën filmi 'Shakespeare in Love'

Fjalimi i saj me rastin e marrjes së Oskarit, i cili u përcoll me lot, u bë shembull i fjalimeve të tilla

Aktorja Gwyneth Paltrow kurrë nuk u ndie më njësoj pasi që bëri filmin "Shakespeare in Love". Ky film, i cili ia solli asaj shpërblimin Oskar 20 vjet më parë, e transformoi atë në yll botëror

"Ky film thjesht ma ndryshoi jetën", tha Paltrow ditë më parë në një intervistë në Los Anxheles, duke reflektuar rreth ndikimit që pati komedia romantike e vitit 1998 "Shakespeare in Love", e cila fitoi rreth 300 milionë dollarë në nivel botëror. Edhe pse Paltrow më pas bëri edhe filma të tjerë, duke përfshirë edhe ata të preferuar nga shikuesit, si "Emma" dhe "Sliding Doors" - si dhe pasi që u bë temë e tabloideve për shkak të lidhjes së saj me aktorin Brad Pitt - filmi "Shakespeare in Love" çimentoi statusin e saj të yllit botëror. Edhe fjalimi i saj me rastin e marrjes së Oskarit, i cili u përcoll me lot, u be shembull i fjalimeve të tilla.

Me atë rast, atë e kishin shikuar rreth 46 milionë shikues, gjë që bëri që ajo asnjëherë më pas të mos mund të hynte, p.sh. në ndonjë restorant, pa u njohur nga të tjerët. Paltrow është e ndjeshme rreth betejave të saj me producentin 'vullkanik' Për më tepër, filmi "Shakespeare in Love" pati një ndikim të tillë edhe në vetë Hollivudin. Filmi, i cili mori shtatë Oskarë, mposhti filmin e regjisorit Steven Spielberg "Saving Private Ryan" për trofeun e filmit më të mirë, në një kampanjë të ashpër, të udhëhequr nga shefi i "Miramax"-it, Harvey Weinstein, i cili ishte bazuar te rregullat e garave politike. Ky magnat, i cili më pas u akuzua për keqtrajtim seksual nga dhjetëra aktore (duke përfshirë edhe Paltrow-n), u përjashtua nga Akademia në vitin 2017, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme. Në frontin biznesor, Weinstein përdori taktika të gueriljes për ta shtyrë filmin "Shakespeare" përtej linjës së finishit falë një mbështetjeje prej 15 milionë dollarësh, shumë të paparë deri atëherë në garën Oskar. Ai dëshmoi se, me mjaft shpenzime dhe njollosje, mund të garosh ndaj filmave më të mëdhenj të Hollivudit dhe të fitosh. Paltrow është e ndjeshme rreth betejave të saj me producentin 'vullkanik'.

"Ai ishte keqtrajtues", thotë ajo. "Kurrë nuk e kisha problem që ta kundërshtoja. Nuk ia kisha frikën. Po ashtu, për një periudhë kohore isha simbol i studios 'Miramax', prandaj ndihesha sikur e kisha për detyrë që ta kundërshtoja atë. Patëm mjaft beteja". Ajo nuk mendon se mbështetja që Weinstein ia dha filmit "Shakespeare in Love", njollos rëndësinë e tij. "Ky është një film i bukur", thotë ajo. "Një film nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk është film i mirë". Heroina e fuqizuar Dhe, t'ia japësh Weinsteinit të gjitha meritat për suksesin e këtij filmi nuk është e drejtë. Filmi "Shakespeare in Love" erdhi me regji të John Madden-it, nga një skenar i shkruar nga Tom Stoppard dhe Marc Norman. Ky film e bëri aktoren Judi Dench damën më madhështore në industri, për portretizimin e mbretëreshës Elizabeth, gjë që asaj ia solli Oskarin për rolin dytësor në një film. Filmi në fjalë mblodhi një ekip të mrekullueshëm të aktorëve të tjerë, si Colin Firth, Rupert Everett dhe Ben Affleck. Nëse dekada e viteve të '90-ta filloi me aktoren Julia Roberts si një prostitutë në telashe, në filmin "Pretty Woman", ajo dekadë u mbyll me Paltrow-n në filmin "Shakespeare in Love" si transvestiti Viola, një heroinë e fuqizuar, e cila nuk ka nevojë që të shpëtohet nga ndonjë burrë. Ishte ajo që vishte pantallona në një lidhje me një dramaturg të ri, të quajtur Will (Joseph Fiennes), i cili mbështetej te ajo për frymëzim.

Paltrow tregon se, kur u martua shtatorin e kaluar me regjisorin dhe shkrimtarin Brad Falchuk, ai iu referua filmit "Shakespeare" në ceremoninë e tyre. Pse filmi arriti një sukses kaq të madh? "Sinqerisht, meritat i ka skenari", thotë Paltrow. "Ai është aq i mençur në mënyrën sesi i qaset Shakespeare-it dhe me të gjitha shakatë 'interne' të shoubizit"

(Kosova Sot)