'Sikur të kisha një copëz jetë...'

  • 21 February 2019 - 15:38
'Sikur të kisha një copëz jetë...'

"Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do t'i thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t'i mendoja ato që po them.

Do t'i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët do të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët do të flinin. Do të dëgjoja kur të tjerët do të flisnin dhe sa do të shijoja një akullore me çokollatë! Nëse Zoti do të më jepte një copëz jetë, do të vishesha thjesht, do të shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.

Ah, Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë, nëse do të mundesha, do të shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do të prisja të dilte dielli. Nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa i thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja. Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë. Fëmijës së vogël do t'i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë sesi të fluturojë.

Pleqve do shembull i fjalimeve të tilla. Me atë rast, atë e kishin shikuar rreth 46 milionë shikues, gjë që bëri që ajo asnjëherë më pas të mos mund të hynte, p.sh. në ndonjë restorant, pa u njohur nga të tjerët. Paltrow është e ndjeshme rreth betejave të saj me producentin 'vullkanik' Për më tepër, filmi "Shakespeare in Love" pati një ndikim të tillë edhe në vetë Hollivudin. Filmi, i cili mori shtatë Oskarë, mposhti filmin e regjisorit Steven Spielberg "Saving Private Ryan" për trofeun e filmit më të mirë, në një kampanjë të ashpër, të udhëhequr nga shefi i "Miramax"-it, Harvey Weinstein, i cili ishte bazuar te rregullat e garave politike.\

Ky magnat, i cili më pas u akuzua për keqtrajtim seksual nga dhjetëra aktore (duke përfshirë edhe Paltrow-n), u përjashtua nga Akademia në vitin 2017, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme. Në frontin biznesor, Weinstein përdori taktika të gueriljes për ta shtyrë filmin "Shakespeare" përtej linjës së finishit falë një mbështetjeje prej 15 milionë dollarësh, shumë të paparë deri atëherë në garën Oskar. Ai dëshmoi se, me mjaft shpenzime dhe njollosje, mund të garosh ndaj filmave më të mëdhenj të Hollivudit dhe të fitosh. Paltrow është e ndjeshme rreth betejave të saj me producentin 'vullkanik'. "Ai ishte keqtrajtues", thotë ajo. "Kurrë nuk e kisha problem që ta kundërshtoja. Nuk ia kisha frikën. Po ashtu, për një periudhë kohore isha simbol i studios 'Miramax', prandaj ndihesha sikur e kisha për detyrë që ta kundërshtoja atë.

Patëm mjaft beteja". Ajo nuk mendon se mbështetja që Weinstein ia dha filmit "Shakespeare in Love", njollos rëndësinë e tij. "Ky është një film i bukur", thotë ajo. "Një film nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk është film i mirë". Heroina e fuqizuar Dhe, t'ia japësh Weinsteinit të gjitha meritat për suksesin e këtij filmi nuk është e drejtë. Filmi "Shakespeare in Love" erdhi me regji të John Madden-it, nga një skenar i shkruar nga Tom Stoppard dhe Marc Norman. Ky film e bëri aktoren Judi Dench damën më madhështore në industri, për portretizimin e mbretëreshës Elizabeth, gjë që asaj ia solli Oskarin për rolin dytësor në një film. Filmi në fjalë mblodhi një ekip të mrekullueshëm të aktorëve të tjerë, si Colin Firth, Rupert Everett dhe Ben Affleck. Nëse dekada e viteve të '90-ta filloi me aktoren Julia Roberts si një prostitutë në telashe, në filmin "Pretty Woman", ajo dekadë u mbyll me Paltrow-n në filmin "Shakespeare in Love" si transvestiti Viola, një heroinë e fuqizuar, e cila nuk ka nevojë që të shpëtohet nga ndonjë burrë. Ishte ajo që vishte pantallona në një lidhje me një dramaturg të ri, të quajtur Will (Joseph Fiennes), i cili mbështetej te ajo për frymëzim. Paltrow tregon se, kur u martua shtatorin e kaluar me regjisorin dhe shkrimtarin Brad Falchuk, ai iu referua filmit "Shakespeare" në ceremoninë e tyre. Pse filmi arriti një sukses kaq të madh? "Sinqerisht, meritat i ka skenari", thotë Paltrow. "Ai është aq i mençur në mënyrën sesi i qaset Shakespeare-it dhe me të gjitha shakatë 'interne' të shoubizit". 

(Kosova Sot)