Qarkullojnë teoritë se Whoopi Goldberg është nikoqirja sekrete

  • 22 February 2019 - 15:40
Qarkullojnë teoritë se Whoopi Goldberg është nikoqirja sekrete

Gruaja e parë për të vepruar si një nikoqire e vetme për Oskarët, në vitin 1994

Goldberg ishte një nga njerëzit që e ka mbrojtur aktorin Liam Neeson, pasi ai e kishte pranuar në një intervistë se ishte endur rrugëve për një javë rresht rreth dyzet vjetëve më parë, duke kërkuar për 'kopilin me ngjyrë', për ta vrarë pasi ia kishte dhunuar një miken e tij Oskarët e sivjetmë edhe zyrtarisht janë pa nikoqir për të dytën herë në historinë e tyre të gjatë nëntëdhjetëvjeçare, porse një thashetheme ka filluar të qarkullojë 'online' që katër herë se

Whoopi Goldberg mund të shfaqet si befasi për udhëheqjen e ngjarjes së madhe për të dielën mbrëma. Goldberg ka munguar nga detyrat si një prezantuese e rregullt në shfaqjen ditore "The View", që shfaqet te "US" në "ABC", i njëjti rrejt ky që e transmeton edhe ngjarjen e "Academy Awards". Goldberg ishte gruaja e parë për të vepruar si një nikoqire e vetme për Oskarët, në vitin 1994, derisa të njëjtin rol e ka përsëritur edhe në vitet 1996, 1999 dhe 2002. Që të katër paraqitjet e saj ishin pranuar mirë nga audienca dhe kritikët, e ajo ishte futur në shfaqje me një veshje të stilit "Moulin Rouge". Më herët gjatë kësaj jave, "Vanity Fair", që ka lidhje të afërta me "Academy Awards", ka postuar një video të Goldberg-ut nga viti 1999 , në "Twitter". Komentet homofobike Para se Akademia t'i ofrohej Goldberg-ut për nikoqire, ajo tashmë kishte bërë historinë me Oskarët duke qenë gruaja e parë amerikane për të aterruar me dy nominime. Pasi kishte humbur në vitin 1986, për "Color Purple", Goldberg ka fituar çmimin për rolin më të mirë dytësor në filmin e vitit 1991, te filmi i njohur me titull "Ghost". Kevin Hart ishte caktuar që të jetë nikoqiri për ceremoninë e vitit 2019 në muajin dhjetor, porse kishte anuluar tri ditë më parë si pasojë e komenteve homofobike që kishte bërë në të kaluarën. Goldberg ka shprehur interes në marrjen e përgjegjësive. Duke folur në "The View" ,

Goldberg ka thënë: "Nëse dëshironi të mos keni fare nikoqir, kjo është çështje juaja. Unë mendoj se është një ide e marrë. Njerëzit kanë nevojë për dikë që t'i dërgojë dhe drejtojë nëpër ngjarje. Unë mendoj se kemi nevojë për dikë që pëlqen filmat". Ajo ka thënë se ajo dikush mund të jetë ajo. "E kam kuptuar se unë mund të mos jem zgjedhja e parë e dikujt", ka thënë ajo. "Unë po ashtu jam edhe problematike". Zemërimi i Neesonit Së fundmi, ajo ka thënë se ka shpresuar që bendi "Queen" do ta hapte shfaqjen - që edhe është konfirmuar se do të bëhet. Goldberg ishte një nga njerëzit që e ka mbrojtur aktorin Liam Neeson, pasi ai e kishte pranuar në një intervistë se ishte endur rrugëve për një javë rresht rreth dyzet vjetëve më parë, duke kërkuar për 'kopilin me ngjyrë', për ta vrarë pasi ia kishte dhunuar një miken e tij. "Njerëzit ecin nganjëherë me mllef, kjo është ajo që ndodh", ka thënë Goldberg. "A është ai fanatik? Jo.

E kam njohur atë për një periudhë të gjatë kohore, mendoj se e kam njohur mjaftueshëm … kam njohur përreth edhe shumë fanatikë të tjerë. Unë mund të them se ky njeri nuk është një prej tyre", ka shtuar ajo. "Nuk mund të befasohesh se dikush që e ka dashur është zemëruar dhe dëshiron të kthehet për të marrë hak. Kjo ishte një periudhë e errët për të. Ai pastaj është kthyer dhe ka kërkuar ndihmë, dhe është shëruar

(Kosova Sot)