Mos i fyeni njerëzit me ngjyrë!

  • 13 mars 2019 - 19:39
Mos i fyeni njerëzit me ngjyrë!

Shkruan: Ilir Muharremi

Në mediat tona u bë top lajm lindja e vajzës së këngëtares Linda Halimi. Ajo është e martuar me një burrë me ngjyrë. E para, është për tu çuditur se si mediat tona e fokusojnë lajmin si shkak i asaj që burri i Halimit është me ngjyrë. Ai është njeri dhe ka gjak të kuq si të gjithë ne, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Është ofenduese kur lexon komentet e komentuesve për martesën dhe lindjen e vajzës së tyre. Gjuha fyese tregon atë shtresën e ulët të mentalitetit tonë egoist ndaj racave. Shihet që jemi fanatikë, euforikë dhe vërtetë shumë herë nëse njeriu mendon thellë, zgjidhje i bën vetes nëse e braktisë këtë vend. Vendi nuk është fajtor, por njerëzit. Ja disa nga komentet fyese që i bëhet kësaj race:

“Turp te perzihet rraca me nje nigger. Jan rracist dhe jam krenar per kete. Ju liberalet shqyrtoni veten.”...

“Mos i postoni keto poshtersi ne fb, se po ndikon ne degjenerim te rinis !”,

“Kur Tna Vjen Mesa te Dajt ishalla Nuk Nalet Rryma Se i Tranon Fmit Tjer”,

 “Ma mir me vdek qika se me mar afrikanin zot mos na provo ,Po rri pa martu e mos merr berllog merre nacionalitetin tonde more te mjera sigurt ske pas prind me te kshillu”,

“Linda muti rrobt ti iqshin krejt afrika. Po mjer baba që tka ba”,

“Nese i Del Vajza e Zeze e Akuzon Kto i Thot Ki Pi Shum Kafe Perqato ka dal Vajza Plloh e Zez????????Rac e Poshter”,

“Shum shpejt te ne shqiptaret ka me ardh kjameti se krejt senet e kqija jemi ka imarim zoti ka me na denu ni dit”,

“Kaja nanen paramendo zezaki kur te vjen nkosov me Plis te bardh haj medet”,

“Kan pa thon dikur ,ka me ardh koha Zezaku me Plis te bardh Edhe me thon une jam shqiptar !”,

“O boll po munohna mos me sha e mu bo *eurpojan* po shpirti pom shan bre *”,

 “Qenke shartu me Tarzan moj Linda tlumte ...e perdhoset rracen ..do Dali femija gjysem Afrikan zezak, e gjysem shqiptar...”

 

* * *

Ju kërkoj falje për përmbajten e këtyre komenteve të cilat vërtetë e brengosin çdo njeri  me mendje të shëndoshë. Ka me qindra komente ndaj shkrimit të Linda Halimit dhe lindjes së vajzës së tyre. Të gjitha pothujase janë fyerje ndaj racës së zezë.

E lehtë është ta përcaktosh dikënd me ngjyrë tjetër, por kufirin e kalimit nga një ngjyrë tek tjetra nuk mund ta përcaktosh dot. Biologjia na e përcakton dhe ndajra në kategori të caktuar race është e gabuar.

Mediat vet janë raciste sepse gjithmonë në plan e vënë ngjyrën e tij, për t’i joshur komentuesit ose për të matur qëndrimet e tyre. Pavarësisht çfarë race janë njerëzit, të njejtat kategori i kemi në kokë, e ideologjia raciste te ne është shumë e theksuar, por edhe në botë. P.sh në një familje kosovare nëse vajza do të martohej me zezak do të ishte çmenduri e vërtetë, atë do ta largonin nga shtëpia. Ndërsa, një burrë nëse do të martohej me një vajzë me ngjyrë, kjo në fillim do të paraqiste probleme, më vonë të gjithë do të solidarizoheshin me këtë. Problemi qëndron në atë se në tekstet shkollore nga klasa e parë në ilustrime nuk përdoren racat, vetëm ajo e bardh dominon. Ky është diskriminim i madh sepse nëse do ta kishim nxënës ose student një njeri me ngjyrë të gjithë do ta shikonin ndryshe.

Pse është top lajm kur martohet një e bardhë me një zezakë? A ne të bardhet jemi aq superior kundrejt afrikanëve? O njerëz, racizimi edhe në të shkuarën i ka shërbyer interesave politike. Këtë racizëm ekstrem në Kosovë e kemi nga fëmijëria nga mentaliteti egoist duke menduar se vetëm të bardhet me të bardhët duhet të martohen derisa afrikanët me afrikanët, kinezët me kinezët, indianët me indianët.... Jo, të gjithë jemi të një toke, gjaku, marrim frymë, ushqehemi dhe shtratin e përbashket në fund e kemi, vdekjen.

Nëse e besojmë Zotin, atëherë e zhdukim racizimin. Racizimi luftohet vetëm nëse vetëdijësohemi. Nëse Linda Halimi do të martohej me ndonjë aktorë të zi të Hollyëood-it këtë do ta përdornim si krenari. Jemi shumë të cekët.

Linda Halimi theu një tabu në Kosovë e që bota e sheh si normale.

 

 

(Kosova Sot)