Leighton Meester, veterane e të qeshurave në Broduej

  • 14 mars 2019 - 08:57
Leighton Meester, veterane e të qeshurave në Broduej

Së pari e kemi parë si vajzë të keqe, Blair Waldorf, në filmin “Gossip Girl”. Tani Leighton Meester është krejtësisht ndryshe

Aventura e Leightonit në komedi ishte veprim i mençur, meqë ka marrë kritika t mira. "Çkado që iu them skenaristëve rreth përvojave të mia, mund të interpretohet dhe të vendoset në skenar", thotë ajo

Leighton Meester mund të darkojë cereale sonte dhe, kjo është në rregull për të. "Kjo është mirë", thotë kjo aktore, këngëtare, kantautore dhe veterane e të qeshurave në Broduej. Ndryshimet e saj impresive në karrierë nuk janë ato që e mbajnë atë më të zënë sesa ndonjëherë më parë. Ishte koha kur lindi vajza e saj (me aktorin Adam Brody), tri vjet më parë, kur darkat filluan të bëheshin më të vobekta.

"Ndjej të jem me të vërtetë me fat dhe, megjithatë, fillova punën më të vështirë në botë: të qenit nënë”, thotë ajo. Në fakt, ekziston një skenë në “Single Parents”, komedinë e saj të re në ‘ABC’, rreth një fisi të banorëve të Los Anxhelesit që përpiqen të rrisin vet fëmijët e tyre të vegjël, që përmbledh atë që Leighton është duke përjetuar tani: "Koha ime personale nënkupton daljen nga shtëpia, futjen në veturë në mëngjes, ku për 7-8 sekonda mund të harroj gjithçka, duke përtypur çamçakëz", thotë ajo Angie D'Amato, një juriste gjatë ditës dhe nënë 24-7.

Aventura e Leightonit në komedi ishte veprim i mençur, meqë ka marrë kritika t mira. "Çkado që iu them skenaristëve rreth përvojave të mia, mund të interpretohet dhe të vendoset në skenar", thotë ajo. "Një gjë që kam mësuar si prind, është se të duhet të tërhiqesh dhe ta lësh fëmijën që të përpëlitet ca - leni ata të rrëzohen në oborr. Kështu ata mësojnë më së miri”.

Vazhdimisht duhet të evoluosh

"Vitin e kaluar, fillova me ushtrime personale. Burri po ashtu më mësonte surfin dhe me të vërtetë isha dhënë pas tij. Dhe, jam duke punuar ngadalë por sigurt në një album muzikor, që ndikohet ca nga zhanri “country” e ca ndikim nga roku, një kombinim me të vërtetë i dashurisë.

Mjaft më me shkronjën ‘B’

"Unë thjesht besoj në balancë. Mendoj se kjo nuk është e mundur nëse je nënë që punon. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për nënat, që janë prindër të vetëm: këtë as që mund ta imagjinoj. Më pëlqen roli i Angie-s meqë ne diskutojmë se sa vështirë është që të ndihesh kinse t’u ka bërë tepër. Disa herë burri përgatitë darkën, herave të tjera unë. Herëve tjera jam tepër e lodhur dhe ha një pjatë cereale për darkë.

Harrojeni ‘pse’-në derisa ushtroni

"Gjatë gjashtë muajve të fundit, surfimi ka qenë në njëra ndër mënyrat kryesore për të ushtruar. Kam konstatuar se, kur nuk mendoj për rezultatet fizike, derisa ushtroj, ndihem shumë me vetëbesim. Përpos kësaj, të qenit në oqean është një përvojë e tillë shpirtërore, sa që mund të harrosh që je duke ushtruar me të vërtetë”.

Shtojeni vetë-përkujdesjen në doza të vogla

"Gjatë ditës, falë cikërrimave të jetës, ndihem më e përqendruar, apo më e përtërirë. E pi çajin tim në mëngjes, dhe përdorë shkumën për t’i bërë vetes një masazh sa herë që më jepet rasti. Përdor balsam të kanabisit me qëllim të zbutjes së stresit dhe tensionet në duar dhe këmbë.  Dhe, banjën e bëj një përvojë sa më relaksuese që është e mundur. Më pëlqen që shumë produkte të bukurisë t’i bëj vet. Por, ka edhe produkte të blera, që janë kualitative.

(Kosova Sot)