Rrëfimi komik për agjentin e FBI-së

  • 14 mars 2019 - 14:35
Rrëfimi komik për agjentin e FBI-së

Agjentët tentojnë që ta bëjnë Mosesin një diler të armëve

Moses Al Shabaz (Marchánt Davis) është lider i “Star of Six”,  një komuniteti dhe misioni në Majami, që ka për qëllim të shpëtojë komunitetet afrikano-amerikane nga të bardhët. Ai ka vetëm pesë a gjashtë pasues, duke përfshirë edhe gruan e tij

"Bazuar në qindra ngjarje të vërteta", thuhet në fillim të filmit të regjisorit Chris Morris me titull “The Day Shall Come” dhe, ata që kanë parë dokumentarët si, “The Newburgh Sting” dhe “Better This World”, do ta dinë se kjo nuk është bezdisje. Ia vlen të theksohet: Edhe pse detajet janë theksuar më shumë për efekt komik, ngjarjet si kjo ndodhin edhe në jetën reale, ato nuk janë të rralla dhe ju, me paratë e taksave, paguani për to”.

Moses Al Shabaz (Marchánt Davis) është lider i “Star of Six”,  një komuniteti dhe misioni në Majami, që ka për qëllim të shpëtojë komunitetet afrikano-amerikane nga të bardhët. Ai ka vetëm pesë a gjashtë pasues, duke përfshirë edhe gruan e tij, Venus (Danielle Brooks) dhe fëmijën e tyre.

I sinqertë dhe optimist

Por, as kjo, e as varfëria e grupit nuk e zvogëlojnë madhështinë e misionit të tij, në të cilin revolucionarët e zi, sikur Toussaint Louverture nga Tahiti ndajnë shpenzimet në mënyrë të barabartë me Jesus dhe Black Santa. Sa që është i sinqertë dhe optimist, Moses është edhe i sëmurë mendor (Zoti i ka folur atij përmes një pate, gjë që ishte e çuditshme, meqë rëndom është shejtani ai që flet përmes patës), si dhe paksa tuhaf.

Në qytet, një zyrë fushore e FBI-së përpiqet që të kapë terroristët para se ata të sulmojnë. Gjë që shpesh dmth gjetjen e njerëzve që kanë prirje potenciale antiamerikane, duke ua ofruar më pas atyre çdo mundësi që të bëjnë dëm. Pasi që një operacion shkon keq, agjentja Kendra Glack (Anna Kendrick) ushtron presion ndaj njërit prej informatorëve të saj me pagesë, Reza (Kayvan Novak), pedofilinë e të cilit Byroja e lejon, meqë ai mund t’i çojë ata deri te terroristët.

Situata komike

Reza e njeh Moses-in dhe e di se ai ka nevojë për para për kauzën e tij, por përpjekjet e tij për ta futur atë në kurth, hasin në vështirësi: Zoti i ka thënë Moses-it që t’i harrojë armët për një kohë dhe të merret vetëm me bujqësi.

Tani fillon një situatë komike, ku agjentët tentojnë që ta bëjnë Mosesin një diler të armëve, ku ai gjen një mënyrë të re për të mos e kafshuar karremin. Davis mbizotëron mjeshtërinë e të qenit qesharak, por jo deri në shkallën e ofendimit: lajthitjet e tij janë të veçanta, jo të përgjithshme.

Derisa shefi i Glack-ut, Andy Mudd (Denis O'Hare) është një karrierist i cili dëshiron çdo ngjarje që do ta largonte vëmendjen nga veprimet e tij të turpshme, Glack është më e motivuar për të parë se ku kishin gabuar.

(Kosova Sot)