Pse superheronjtë më nuk bien në dashuri?

  • 15 mars 2019 - 09:05
Pse superheronjtë më nuk bien në dashuri?

Shkruan: Nicholas Barber

Aksioni i vetëm që bëjnë ata, janë goditjet që iu japin zuzarëve

Vetë filmat ngrejë pyetjen se ku është dashuria? Një përgjigje është se sagat e sotme të superheronjve vazhdojnë e vazhdojnë derisa të shteret dashuria. Në filmat e Hollivudit, lidhjet tentojnë që të jenë rreth takimit dhe ndarjes, e jo rreth lidhjes së gjatë

Kur Kapitenia Marvel (Brie Larson) nuk është duke e shpëtuar botën nga përbindëshat nga universi, superheroi më i ri i Marvelit kalon një pjesë të madhe të kohës me oficerin e saj të pashëm komandues (Jude Law), me shoqen e saj (Lashana Lynch), një agjent sekret (Samuel L Jackson) dhe me një ndërrues forme me veshët me majë (Ben Mendelsohn).

Por, ajo i mban gjërat platonike me të gjithë ata, gjë që miratohet me të madhe nga kritikët. Duke thurur lavde për filmin e Anna Boden dhe Ryan Fleck-ut, revista “Stylist” thotë se “superfuqia e vërtetë në ‘Captain Marvel’ është miqësia femërore”, derisa “Screen Rant” mungesën e interesimit të dashurisë e ven në listën e “5 gjërave që ‘Captain Marvel’ bëri më mirë sesa ‘Wonder Woman’”.

Baleti magjik

A janë gjërat kaq radikale? Është e vërtetë se shumica e franshizave me superheronj kanë një person që e duan në pjesën e parë, por po ashtu është e vërtetë se luftëtarët e uniformuar të krimit kanë më pak romancë në jetën e tyre, sesa që kishin dikur. Le ta analizojmë filmat “atIron Man”, ‘Captain America’, ‘Thor’, ‘Batman’, ‘Superman’ dhe ‘X-Men’ dhe do të bindeni për këtë. Linja aktuale e DC dhe Marvel duket të jetë: “Jo seks, ju lutem, ne jemi superheronj”. Dhe, në këtë aspekt, ‘Captain Marvel’ vetëm sa e ndjek trendin. Deri vonë, romanca ka qenë esenciale për superheronjtë në ekranin e madh.

Batman i luajtur nga Michael Keaton dhe ai i luajtur nga Christian Bale ishin të fiksuar pas Catwoman-it dhe zhanri i superheronjve mund të pretendojë të paktën për dy vazhdime ikonike romantike. Njëra ka të bëjë me baletin magjik, të bërë nga John Williams, gjatët cilit Supermani (Christopher Reeve) fluturon me Lois Lane (Margot Kidder) mbi qytet në filmin e regjisorit Richard Donner, “Superman”. Momenti tjetër është kur një Mary Jane Watson e lagur me shi (Kirsten Dunst) largon maskën e Spidey-t aq sa ta puthë atë, derisa ai (Tobey Maguire) qëndron me kokën teposhtë në filmin më të ri të Sam Raimit, “Spider-Man”.

Por, gjatë viteve të fundit, superheronjtë nuk kanë pasur aq shumë fat në dashuri.

Çiftet e lumtura, gradualisht zhvendosin fokusin te lidhjet e miqësisë

Aksioni i vetëm që bëjnë ata, janë goditjet që iu japin zuzarëve, duke ua lënë shikuesve që të imagjinojnë lidhjet e tyre intime. Vetë filmat ngrejë pyetjen se ku është dashuria? Një përgjigje është se sagat e sotme të superheronjve vazhdojnë e vazhdojnë derisa të shteret dashuria. Në filmat e Hollivudit, lidhjet tentojnë që të jenë rreth takimit dhe ndarjes, e jo rreth lidhjes së gjatë.

Mençuria mbizotëruese e industrisë del të jetë se shikuesve më shumë iu interesojnë komplotet mitologjike, sesa njerëzit që duan njëri-tjetrin. Ngritja e pandalshme e filmave me superheronj gjatë dekadës së kaluar, ka koinciduar me një zhdukje thuajse të plotë të komedisë romantike dhe filmave ‘blockbuster’ ‘sci-fi/aksion’, respektivisht të lidhjeve të tyre me dashurinë. Krahasojeni flirtin midis princeshës dhe zullumqarit në trilogjinë origjinale “Star Wars” me sjelljen prej vetëm miqve në atë të tashmen.

Krahasojeni filmin e vitit 1984 “Ghostbusters”, në të cilin personazhi i Bill Murrayit, Venkman, ishte i afërt me personazhin e luajtur nga Sigourney Weaver, Dana, me filmin e vitit 2016, në të cilin femrat pëlqejnë sekretarin e tyre të bukur, por nuk shkojnë më tej. “The Bourne Identity” bashkon vrasësin harrestar të Matt Damonit me Marien e Franka Potente-s, por ajo vritet në vazhdimin tjetër. Dhe, franshiza “The Fast and the Furious” filloi me dy çifte të lumtura, por gradualisht zhvendosë fokusin te lidhjet e miqësisë. Nëse tërë kjo dmth se ‘Captain Marvel’ mund të gjuajë raketa andej-këndej, por nuk mund ta ketë një personazh mbështetës, atëherë ndoshta është më mirë.

(Kosova Sot)