Nata e egër e dy femrave para diplomimit

  • 15 mars 2019 - 14:39
Nata e egër e dy femrave para diplomimit

Personat më intrigues në këtë mes janë dy fëmijët super të pasur

Porosia e filmit ‘Booksmart' është po aq e vjetër sa edhe komeditë e adoleshentëve: Miqësitë janë gjërat më të rëndësishme që i kemi, edhe kur mbijetesa e tyre përtej shkollës së mesme nuk është e garantuar

Debutimi fantastik i Olivia Wilde e sjell atë si nxënëse në shkollë të mesme në natën epike dhe sjelljen e keqe një natë para diplomimit. Nga “Bridesmaids” te “Trainwreck” e deri te “Blockers”,” SXSW” ka bërë një koment për rrëfimin dhe reklamën në refrenin idiotik se "femrat nuk janë argëtuese". Por nuk duhet të jeni një absolutist për t’u habitur se çfarë i bën këta filma që të duken sikur mos të kishin të bënin për femrat dhe gratë. Kështu, filmi sjell dy shoqet më të mira nga shkolla e mesme që tentojnë të lënë gjurmë dhe të kujtojnë natën e tyre më të egër — por është krijimi i tyre, si dhe personazhet periferike që janë plot me befasi.

Shkolla e mbushur me idiot

Beanie Feldstein (Lady Bird) dhe Kaitlyn Dever (Beautiful Boy) janë Molly dhe Amy, shoqe të ngushta që janë në një shkollë të mbushur me idiot. Vetëm se, ata nuk janë idiot: Molly, e ka privuar veten e saj nga të gjitha të mirat për të qenë si një nga gjykatëset më të reja ndonjëherë në Gjykatën Supreme. Ajo kupton se disa nga kolegët e saj do të marrin disa nge vendet më të mira të punës pasi të diplomojnë, përkundër se kurrë nuk e kanë privuar veten nga kënaqësitë e shkollës. "Ata kanë bërë dy gjëra" ajo i thotë Amy-t — që do të thotë mësim dhe ndeja. Përderisa shton: "Ne jemi idiote, që e kemi pasur vetëm një ndejë". Megjithëse një ditë para diplomimit është pak si vonë për të bërë diçka, vajzat kanë vendosur që të tentojnë që të janë nikoqire të ndejës nga zëvendës kryetari  klasës, që është magnet për vajzat, Nick (Mason Gooding).

Arma e fshehtë e Molly-t

Amy e ka të vështirë të pranojë kur bëhet fjalë për gjërat e reja por, Molly ka një armë të fshehtë: Amy është aty për  dy vite dhe ende nuk ka puthu asnjë vajzë; Ryan, vajza për të cilën Amy ndizet, do të jetë në ndejë. Fshehtësia e vetme është se, vajzat i kanë shmangur këto vajza të bukura për katër orët e fundit, dhe se nuk e kanë aspak idenë se ku është duke u mbajtur ndeja e  Nick-ut. Le të fillojë odiseja. Personat më intrigues në këtë mes janë dy fëmijët super të pasur, Gigi (Billie Lourd) dhe Jared (Skyler Gisondo). Po ashtu, Dever dhe Feldstein përbëjnë një ekip shumë komik, nganjëherë duke u futur në duele dhe të pafuqishëm.

Por, filmi i lejon pothuajse secilit personazh që të ketë një prezantim solo, për të gjetur veten në vende befasuese. Porosia e filmit ‘Booksmart' është po aq e vjetër sa edhe komeditë e adoleshentëve: Miqësitë janë gjërat më të rëndësishme që i kemi, edhe kur mbijetesa e tyre përtej shkollës së mesme nuk është e garantuar. Ky është mësimi që më së miri mësohet jashtë librave — me gjasë duke bërë diçka që kurrë nuk do të jeni aq të guximshëm sa për ta bërë apo për të tentuar për të bërë.

(Kosova Sot)