Intervistë për 'Kosova Sot' me këngëtarin Taulant Bajraliu: 'Taulanti, Ibrahim Tatlisesi kosovar' (Foto/Video)

  • 16 March 2019 - 17:41
Intervistë për 'Kosova Sot' me këngëtarin Taulant Bajraliu: 'Taulanti, Ibrahim Tatlisesi kosovar' (Foto/Video)

"Do të jepja gjithçka, të riktheja atë kohë"

Dashuria për muzikën dhe vetëbesimi në aftësitë e tij vokale, e nxitën këngëtarin Taulant Bajraliun ti qasej seriozisht botës së artit.Këshu në vitin 2012 publikon këngën "Zemrën ma ke plasë" , e cila u mirëprit nga publiku, për të vijuar më pas me "Pa faj" (2014), por suksesi i Taulantit do të vinte në Janarin e viit 2015 me hit baladën "Duro zemër", e cila u pëlqye tej mase nga publiku.

Image

Mirëpo Taulanti nuk ndaloj me kaq, ai vazhdoj tutje edhe me shumë këngë të suksesshme si: "Dashnia e zemrës" (2016),  "Knaqu pa mu" (2017), "Nuk ja vlen" (2018), e shumë këngë tjera të sukseshme, por zhanri ku shkëlqen Taulanti mbeten baladat, në mënyrë absolute, këtë gjë e din edhe vetë.

Në një intervistë për "Kosova Sot", Taulant Bajraliu, rrëfen për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës muzikore, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim.

 

“Kosova Sot”: Projekti i fundit që keni lansuar mban titullin “Erdha veç për ty” sa jeni ndarë i kënaqur nga  kjo këngë, dhe kush janë autorët?

Taulant Bajraliu: Me projektin e fundit jam shumë i kënaqur, edhe pse është pak ndryshim stili! Nuk është baladë si janë mësuar publiku të më dëgjojnë! Por, në Prill do lansohet projekti i ri i cili do jetë për shijen e fansave.

 

 “Kosova Sot”: Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Taulant Bajraliu: Tri këngët e mia që kan lënë gjurmë në muzikën shqipe janë: "Duro Zemër",  "Knaqu pa mu", "Hasëm".

Image

“Kosova Sot”: Njiheni se e qani muzikën live, dhe shumë njerëz ju kanë krahasuar edhe me këngëtarin e njohur Ibrahim Tatlises, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Taulant Bajraliu: Së pari falenderoj Zotin e madh që m’ka dhënë shëndetin e të gjitha cilësitë vokale  që t’jam një këngëtar që të interpretoj live, pa asnjë  problem! E sa për krahasimin me legjendën e gjallë Ibrahim Tatlises, i falenderoj shumë për këtë krahasim, por e kanë ekzagjeruar pakë????hahaha sepse Ibrahim është vetëm një dhe nuk ka tjetër!

Image

“Kosova Sot”: Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Taulant Bajraliu: Meqë u përmend dhe rikthimi, qyteti që do rikthehesha me dëshirë dhe do jetoja me plot qejf është qyteti i vendlindjes Darmschtadt në Gjermani!

Image

“Kosova Sot”: Me kënd nga Estrada do të dëshironit ta realizoni një duet?

Taulant Bajraliu: Duete! Pse jo! Me artistët që ja vlen! Emra s'po ceki!

 

Image

“Kosova Sot”: Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke  nostalgji?

Taulant Bajraliu: Ahhh... nostalgji për shkollën fillore, do të jepja gjithçka të riktheja atë kohë!

Image

“Kosova Sot”: Sa ju pëlqejnë veturat, dhe çfarë modeli vozisni aktualisht?

Taulant Bajraliu: Më pëlqejnë shumë, për momentin vozis "Mercedes ML 2013", por s’është vetura e preferuar e imja! E preferuara është "BMW".

Image

“Kosova Sot”: Nga cili këngëtar inspiroheni, dhe vazhdoni t’a shikoni si model të suksesshëm?

Taulant Bajraliu: Nuk inspirohem nga asnjë këngëtar, respekt për t’gjithë, kam shumë miqësi t’mirë me të gjithë, por kam stilin tim dhe versionin tim! Kam dëshirë t’jem unik.

Image

“Kosova Sot”: Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Taulant Bajraliu: Tash kismet në muajin Prill siç e ceka në një pyetje më lartë, do lansoj baladën e rradhës! Pastaj në Qershor një këngë ritmike, e pastaj Korrik-Gusht janë dasmat e angazhimet e tjera.

Image

“Kosova Sot”: Për fund, cila është motoja e Taulantit, që e përdor si porosi për të tjerët?

Taulant Bajraliu: Nëse është fjala për muzikë me lanë një mesazh ose një moto është kjo: “Nëse dëshiron sukses, mos kopjo bëhu vetvetja”.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

 

(Kosova Sot)