Ekipe të shumta të detektivëve që t’i kapin kriminelët

  • 17 March 2019 - 08:21
Ekipe të shumta të detektivëve që t’i kapin kriminelët

Në rolet kryesore Kevin Costner dhe Woody Harrelson

Derisa Hamer dhe Gault ndjekin kriminelët dhe intervistojnë anëtarët e familjeve të tyre, Hamer ka shumë gjasa që të t’i kthjellë njerëzit nga idetë e tyre romantike

Zhvendosja e simpatisë së shikuesve nga një çift vrastarësh të papenduar te dy pjesëtarë të ligjit, të cilët përpiqeshin që t’i ndalnin krimet e atyre të parëve, duket të jetë detyra e filmit të regjisorit John Lee Hancock me titull “The Highwaymen”, me në rolet kryesore Kevin Costner dhe Woody Harrelson, që janë një çift “Texas Rangers” të pensionuar, të cilët kthehen nga pensionimi, me qëllim që të ndjekin dhe kapin kriminelët Bonnie Parker dhe Clyde Barrow.

I vetëdijshëm rreth drejtësisë së agjendës së vet, duke pranuar anët e errëta të heronjve të tij, por në të njëjtin moment duke justifikuar brutalitetin e tyre, kemi të bëjmë me një film të bërë nga profesionistët. Por, ky film i bërë nga “Netflix” nuk është se ka aq shumë gjasa për ta zënë vendin e rrëfimit kontrovers të Arthur Pennit rreth kësaj ngjarjeje. Por, “Netflix” nuk e jep filmin e vitit 1967, gjë që na mundëson të themi se, për shumicën e shikuesve të filmave, John Lee Hancock mund të konsiderohet si bërësi i filmit të vetëm rreth Bonnie dhe Clyde-it. A është kjo mënyra adekuate për të mbështetur kulturën e filmit, Netflix?

Skena e krimit

Edhe pse nuk i shfaqë fytyrat e tyre deri në momentin e fundit të klimaksit, filmi fillon me veprat e tyre: Dashnorët plaçkitës të bankave voziten deri te një fushë afër një burgu ku gjendej e burgosur një bandë, bëjnë sulmin ndaj burgut, çlirojnë disa nga të burgosurit. Ky është një zhvillim i cili nuk mund të injorohet nga autoritetet, kështu që guvernatorja, "Ma" Ferguson (Kathy Bates), dërgon ekipe të shumta të detektivëve që t’i kapin kriminelët.

Përkundër asaj se kishin mbyllur programin “Texas Ranger”, Ferguson bindet nga kreu i sistemit të burgjeve, Lee Simmons (John Carroll Lynch) që t’i thërrasë dy Rangers-a që të ktheheshin, si zyrtar me detyrë të veçantë. I pari është personazhi i Costnerit, Frank Hamer, një Ranger legjendar. Hamer shkon në Lubbock që ta rekrutonte partnerin e tij të dikurshëm Maney Gault (Harrelson), por ka hamendje pasi që e sheh atë të dehur. Gault megjithatë e bind atë se mund ta bëjë punën.

Filmi përdorë moshën e personazheve si pikë relaksuese, por është e qartë se nuk tallet me ta, meqë beson në thënien “Të vjetrit janë më të mirë”. Sa herë që Rangers dhe federalët gjenden në një skenë krimi së bashku, Hamer bëhet që të duket sikur Sherlock Homes i rrethuar nga policët e Keystones. Përkundër asaj se i ka vënë gjërat të duken sikur një garë midis ekipeve rivale, për të gjetur kriminelët, bërësit e filmit sikur i harrojnë forcat federale kah mesi i filmit.

Mbështetësit e ligjit

Derisa Hamer dhe Gault ndjekin kriminelët dhe intervistojnë anëtarët e familjeve të tyre, Hamer ka shumë gjasa që të t’i kthjellë njerëzit nga idetë e tyre romantike. "Ata fëmijë të cilët ju i keni rritur, nuk janë më njerëz", i thotë ai një polici të ri (Thomas Mann) i cili dikur i njihte ata.

Mbështetësit e ligjit dhe ky film mund të duken të neveritshëm në atë masë sa amerikanët e rëndomtë kanë romanizuar Bonnien dhe Clyde-in. Me anë të skenarit të tij dhe me skenat e krimit, filmi bën gjithçka të mundshme për të sugjeruar se kishte vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund veprimit të tyre: një pritë në Luiziana që, në fakt, ishte vrasje.

Askush nuk shkon për ta shikuar filmin “The Highwaymen” në kërkim të një pikëpamjeje të nuancuar rreth krimit dhe dënimit, meqë Zoti është dëshmitar se këtë nuk do ta gjejnë aty.

Costner dhe Harrelson ofrojnë performancë të mrekullueshme.

(Kosova Sot)