'Hollivudi' i artistëve shqiptarë (Foto)

  • 17 March 2019 - 18:10
'Hollivudi' i artistëve shqiptarë (Foto)

PRISHTINA NUK OFRON KUSHTE, NUK KA INFRASTRUKTURË PËR T'I SHËRBYER NJË SHOUBIZI, POR MBETET MË E MIRA

Qendra e shoubizit është balancuar në fund, në mes të Prishtinës e Tiranës

Nëse Amerika e ka Hollivudin, Anglia Londrën, Gjermania Berlinin, e Franca Parisin, shtrohet pyetja cila është kryeqendra e shoubizit shqiptar?

Këto 20 vitet e fundit jemi dëshmitarë, që muzika në vendin tonë i është përshtatur evolimit të kohës, e përtej kësaj shijes së publikut.

Duke u bazuar edhe në mendimet e artistëve, sipas të cilëve kryeqendra e shou bizit shqiptar në mënyrë absolute mbetet Prishtina, kjo për faktin se këngëtarët, shtëpitë diskografike, produksionet, tekstshktuesit dhe kompozitorët më të njohur kryesisht kanë fokusuar zhvillimin e “industrisë muzikore” në kryeqytetin kosovar.

Andaj duke e krahasuar me Tiranën e Shkupin, në këtë pikë Prishtina avancon tutje dhe lirshëm mund ta quajmë si një “Hollivud” për artistët shqiptarë, por që është larg për ti plotësuar kushtet që kërkojnë artistët në të vërtetë.

 

Dauti: Nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Dafina Dauti ka potencuar se nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit. Madje, shumë emra nga Kosova, në një dimension apo tjetrin janë bërë pjesë  e kësaj industrie të madhe dhe pikënisjen e kanë pikërisht nga Prishtina.

"Definitivisht po! Nga Prishtina përpos që kanë dalë emra të mëdhenjë në skenën ndërkombëtare, në kryeqytetin e Kosovës janë krijuar aq shumë hite shqipe në aq shumë studio muzikore që ekzistojnë e që janë në zë. Një tjetër dëshmi për këtë gjë është edhe fokusimi i karrierës muzikore për shumë këngëtarë që kanë lënë shtetet e ndryshme të botës dhe kanë ardhur në Prishtinë për të bërë famë. Po ashtu, edhe ‘migrimi’ i disa emrave të njohur të skenës, nga Shqipëria në Kosovë lë të nënkuptohet se këtu është vendi për sukses, famë, pse jo dhe para".

Tutje këngëtarja ka shtuar "Në fakt, nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit. Madje, shumë emra nga Kosova, në një dimension apo tjetrin janë bërë pjesë  e kësaj industrie të madhe dhe pikënisjen e kanë pikërisht nga Prishtina. Nuk është se edhe Tirana mbetet larg kryeqytetit tonë, por Prishtina ndonëse nuk ka lum, mirëpo, ka shumë njerëz të talentuar në muzikë! Se është qendër e shoubizit e dëshmon edhe jeta natës që bëhet në kryeqytet ku gjenden klubet e natës ndër më të mëdhatë në Kosovë. Thjeshtë, në Prishtinë është atmosfera.

 

Kastrati: Prishtina nuk ofron kushte, nuk ka Infrastrukturë për ti shërbyer një show bizi

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Mima Kastrati është shprehur se me keqardhje më duhet ta them se shqiptarët munden vetëm Prishtinën, ta mendojnë si qendër te show bizit shqiptar.Kur them këtë, e them me përgjegjësi të plotë, sepse Prishtina nuk ofron kushte, nuk ka Infrastrukturë për ti shërbyer një show bizi, për të prezentuar vlerat dhe krijimet artistike.

"Natyrisht që Amerika e ka Holliwudin, Anglia Londrën, Franca Parisin, Gjermania Berlinin, të gjitha këto janë me plotë kuptimin e fjalës qendra të show bizit të tyre. Këto qendra kanë çka ti ofrojë show bizit prandaj edhe anasjelltas show bizi ka çka dhe ku të prezentoj  vlerat dhe krijimet artistike të saj në qendrat e veta.Me keqardhje më duhet ta them se shqiptarët munden vetëm Prishtinën, ta mendojnë si qendër te show bizit shqiptar.Kur them këtë, e them me përgjegjësi të plotë, sepse Prishtina nuk ofron kushte, nuk ka Infrastrukturë për ti shërbyer një show bizi, për të prezentuar vlerat dhe krijimet artistike.Show bizi nuk mund të përformon në sheshet si: "Skenderbeu", "Zahir Pajaziti" apo "Ibrahim Rugova" dhe "Nënë Tereza"!.Një qendër pa një sallë koncertale, është shumë për tu thirrur në qendër të një show bizi".

 

Bilalli: Prishtina është zinxhir edhe për tregun e Shqiperisë, Maqedonisë e Malit të Zi

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Albana Bilalli ka theksuar se Une nuk vë nivele apo klasifikime sa i përket muzikës, çdo njeri e gjen vetën komfort me krijimtarinë e vetë.

“Patjetër , nuk e vë në dyshim  këtë pikë se Prishtina është zinxhir edhe për tregun e Shqiperisë, Maqedonisë, Malit të Zi , sepse shumë artiste/a shqipetarë, kanë pasur mundësinë përmes tregut të Prishtinës të kenë suksesin e sotëm.

Une nuk vë nivele apo klasifikime sa i përket muzikës, çdo njeri e gjen vetën komfort me krijimtarinë e vetë. Çështja është tek idetë, ndjesia, dhe realizimi i këngës, me arrit një përfundim të përafërt për të dy palët”.

 

Emra: “Qendra e showbizit është balancuar në fund, n'mes të Prishtinës e Tiranës”

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtari Neki Emra, ka deklaruar se  kemi pas një integrim pothuajse të plotë në mes të Kosovës, Shqipërisë , besa besë edhe Maqedonisë, Malit të Zi, e poashtu edhe të diasporës.

"Fatmirësisht, një nga gjërat më të bukura të pas luftës në Kosovë mendoj është bashkimi artit që ka ndodhur me të gjitha trojet tona Shqiptarë kudo që jetojmë. Pra kemi pas një integrim pothuajse të plotë në mes të Kosovës, Shqipërisë , besa besë edhe Maqedonisë, Malit të Zi, e poashtu edhe të diasporës.

Kështu që kemi arritur në një pikë bashkimi, që qendra e showbizit është balancuar në fund n' mes të Prishtinës e Tiranës. Ka momente kur balanci kalon në anën e Prishtinës, por ka momente që kjo kalon edhe në Tiranë. Kështu që mendoj që është një konkurencë pozitive në mes të Tiranës e Prishtinës".

 

Gjinolli: “Kosova është një vend i vogël, po me vlera të mëdha”

 

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtari Dardan Gjinolli është shprehur se Kosova është një vend i vogël, por me vlera të mëdha.

"Sa i përket shou bizit, Kosova definitivisht ka shumë talentë në të gjitha aspektet, si këndim, sport, art etj...

Lirshëm mundem me theksu që Kosova është një vend i vogël, po me vlera të mëdha.

Këtë  gjë e dëshmon edhe gravitimi i artistëve të shumët në Prishtinë.

Armend Preteni

(Kosova Sot)