Tregimi tragjik për jetën e Elton John

  • 18 March 2019 - 08:47
Tregimi tragjik për jetën e Elton John

Kërcënimet me vdekje dhe komplotet me bombë

I suksesshëm, gjithçka e thotë drejtë, i zjarrtë dhe një mashkull që haptas flet për homoseksualitetin e tij, ishte një pilulë e vështirë për t’u përpirë për njerëzit tjerë, që pak kishin dëshirë ta shikojnë “Rocket Man” më pak gjallë se sa që aktualisht është.

Muzika e sër Elton John mundet të mos jetë muzika më me peshë në botë, por kjo nuk do të thotë se është njeri i peshave të lehta.  Si një nga këngëtarët më të famshëm në botë, ai ka kaluar jetën duke qenë në maja, dhe kjo nuk është një lloj jete që fitohet lehtë. Nevojitet talent, përkushtim, punë e madhe dhe sakrificë. Ai është përballur me shumë vështirësi për t’u shndërruar në një yll global si është sot.  Disa nga problemet e tij kanë qenë personale, e disa tjera profesionale. Pos shumë sukseseve, ky është tregimi tragjik për jetën e Elton John.

Pjesën më të madhe të jetës e humbi në alkool dhe drogë

Sër Elton John me gjasë sot është esëll, por lirisht mund të themi se jo gjithmonë ka qenë i tillë. Sipas “Telegraph”, ai mendon se droga i ka ndihmuar me ndjenjën e turpit apo drojës, por se ishte kënaqur si tepër shumë në drogë. Si rezultat i kësaj, substancat që krijojë varësi — sidomos me kokainë — kanë shkatërruar një pjesë të madhe të viteve të tij, derisa ishte larguar nga pjesa më e madhe e miqve dhe e familjes së tij.

“The Queensland Times” e përshkruan se sa shumë e dëmshme dhe e pashëndetshme ishte jeta e tij në pikën më të lartë të varësisë: Ai merrte drogë, kishte me vete një shishe “Johnnie Walker” dhe rrinte zgjuar deri në tre ditë pa ngrënë asgjë, pastaj flinte për një ditë e gjysmë, zgjohej për të ngrënë, e më pas përsëri nga fillimi. Për fatin e mirë të tij, ai ia doli të pastrohet nga droga në vitin 1990 dhe që atëherë është esëll.

Miqësia tragjike e tij me George Michael

Kur je këngëtar i famshëm anglez dhe pjesë e një minoritetit seksual, gjasat janë të mira që të takosh edhe njerëz tjerë që bëjnë pjesë në atë diagram. Një nga miqtë e mirë të Sër Elton John nga ai grup ishte hiq më pak se ylli tjetër, i ndjeri George Michael. Por, siç raporton “Telegraph”, miqësia e tyre jo gjithmonë ishte më e mira. 

Një tjetër gjë që John dhe Michael kishin të përbashkët ishte prirja për përdorimin e drogës, dhe që kur muzikanti i vjetër tashmë ishte esëll që nga koha ur dyshja kanë  versionin e përbashkët "Don't Let The Sun Go Down On Me" në vitin 1991, ai ka provuar t’i ndihmojë muzikantit të ri. Për fat të keq, shumë shpejtë e kishte kuptuar se është e vështirë t’ju ndihmojë atyre që nuk duan t’i ndihmojnë vetes së tyre, pasi që Michael pak kishte dëgjuar nga këshillat e tij. 

Përkundër faktit se muzika e tij nuk ishte e dizajnuar për t’i mbuluar puplat, Sër Elton John ende është një figurë ndarëse.  I suksesshëm, gjithçka e thotë drejtë, i zjarrtë dhe një mashkull që haptas flet për homoseksualitetin e tij, ishte një pilulë e vështirë për t’u përpirë për njerëzit tjerë, që pak kishin dëshirë ta shikojnë “Rocket Man” më pak gjallë se sa që aktualisht është. “Rolling Stone” raporton se në vitin 2010,një burrë 65 vjeç me emrin Neal Horsley në mënyrë të hapur kishte bërë thirrje për vdekjen e John, në kanalin “YouTube” dhe më pas ishte arrestuar.

Kërcënimet ‘online’ janë një tjetër gjë, por në vitin 2016, gjërat pothuajse u bën edhe më shumë serioze kur një burrë 19 vjeç i quajtur Haroon Ali-Syed kishte dashur të organizojë një komplot me bombë në koncertin e këngëtarit. Sipas “Ultimate Classic Rock”, Ali-Syed po planifikonte të detonojë një bombë artizanale në koncertin e yllit në “London's Hyde Park”,por “Scotland Yard” dhe “MI5” i ranë në gjurmë para se ta kryente aktin e tij terrorist.

(Kosova Sot)