'Do të doja të kisha faqet e saj'

  • 18 March 2019 - 08:49
'Do të doja të kisha faqet e saj'

Shkruan: Amy Nicholson

Personazhet e tyre përbëjnë një duet jo të rëndomtë

Hedges e ka dëshmuar veten në role të mëdha dhe serioze. Ai është specializuar në rolet e djemve problematikë, qofshin ata të varur nga droga, të marrë, apo të izoluar në vetvete. Por, gjëja që ai e donte më së paku, ishte një komedi romantike-seksuale me të atin.

Julia Roberts dhe Lucas Hedges thjesht shtiren të luajnë rolin e nënës dhe të birit të saj, të varur nga droga në dramën “Ben Is Back”, apo jo? Ata arrijnë në një bungalou në “Santa Monica” me rroba kundërthënëse. Ai me një xhemper të madh të kaltër - të hirtë dhe me atlete që dikur i takonin Shia LaBeoufit; ajo e veshur e tëra me të zeza dhe me çizme të dimrit. “Këto janë këpucët e Shia-s”, thotë Hedges.

ADN të ngjashme

Por, ata kanë të përbashkët një sens absurd të humorit dhe një prirje për të komunikuar me njëri-tjetrin rreth ankesave. Karrierat e tyre të aktrimit, po ashtu, kanë një ADN të ngjashme: me gojë të madhe, flokë ngjyrë bakri dhe nominime Oskar deri në moshën 22 vjeçe: ajo për “Steel Magnolias” dhe ai për “Manchester By the Sea”.

 “Ai kishte 19 vjeç”, thotë Roberts, “një adoleshent”. Hedges ngre vetullat lart.

Ajo është duke bërë shaka, pjesërisht. Roberts kishte mbetur pa frymë kur kishte parë për herë të parë Hedgesin në “Manchester by the Sea”, ku ai luante rolin e bonjakut që kishte dy të dashura, derisa ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, ku për të përkujdesej xhaxhi i tij, rol që luhej nga Casey Affleck.

Filmi “Manchester By the Sea” shënoi fillimin e një periudhe dy vjeçare me role të mrekullueshme për aktorin e ri: “Lady Bird”, “Boy Erased”, “Mid90s”, “Three Billboards Outside Ebbing”, “Missouri” dhe, aktualisht, “Ben Is Back”, në të cilin Hedges luan rolin e një të droguari, i cili ikë nga rehabilitimi, për të kaluar Kërshëndella të tendosura me të ëmën e tij të bukur, Holly dhe me motrën e zemëruar, njerkun dyshues dhe me fëmijët e tjerë. Ben është aq i vendosur që ta bindë familjen e tij se është i shëruar, sa që shikuesit nuk mund të jenë të sigurt se a është ai duke gënjyer, apo jo. Dhe Holly, e cila ishte martuar për shkak të parave, është bërë aq e fiksuar te pamja e jashtme, sa që është e prirë që të besojë çdo gjë që thotë Ben.

Së bashku, personazhet e tyre përbëjnë një duet jo të rëndomtë, amë e bir, duke sharmuar njëri-tjetrin sikur të ishin në një takim të rastit. Ata të tillë janë edhe në jetën reale. Me 22 vjetët e tij, Hedges është tetë vjet më i madh sesa binjakët e Robertsit.

Në moshën 51 vjeçe, Roberts është e sigurt në qëndrimet e saj, derisa mbetet ylli më i madh femëror i gjeneratës së vet. Paraqitja e saj më e re publike ishte prezantimi i çmimit Oskar, një moment i cili kohëve të fundit ka marrë konotacion politik. Ajo ia dha çmimin filmit “Green Book”.

Një komedi romantike-seksuale me të atin

Kur Roberts kishte lexuar skenarin për filmin “Ben Is Back”, ajo i kishte thënë skenaristit-regjisorit se donte që Hedges ta luante rolin e djalit të saj. Por, ekzistonte një problem. Regjisori Peter Hedges është i ati i Lucasit.

“Ai ka qenë tepër i qartë se nuk dëshiron të paraqitet në film me mua”, thotë Peter. “Edhe pse nuk më pëlqente kjo kërkesë e tij, unë e respektoja dhe kurrë nuk kisha ndërmend ta ftoja në ndonjë film timin”.

Lucas donte të dëshmonte se mund ta ndërtonte vet karrierën e tij.

Përkundër kësaj, Roberts ia arriti që t’i bindte të tjerët për idenë e saj. Përfundimisht edhe Lucas u pajtua me këtë ide. Por, kur filluan xhirimet, ishin tërhequr kufijtë e qartë. Peter nuk ishte babai, ai ishte regjisor. Hedges rrallë fliste jashtë temës së punës dhe at e bir e trajtonin njëri tjetrin me një formalitet aq të madh, sa që edhe Kërshëndellat dukeshin të çuditshme.

“Ishte kaq bizare”, qeshet Hedges. “Festa e Kërshëndellave me regjisorin? A duhej t’i blija dhurata? A do të më jepte ai dhurata? Kaq bizare”!

Deri më tani, Hedges e ka dëshmuar veten në role të mëdha dhe serioze. Ai është specializuar në rolet e djemve problematikë, qofshin ata të varur nga droga, të marrë, apo të izoluar në vetvete. Por, gjëja që ai e donte më së paku, ishte një komedi romantike-seksuale me të atin.

Në një intervistë, Hedges e kishte përshkruar veten si: “Jo tërësisht heteroseksual, por po ashtu jo gej dhe jo doemos biseksual”.

(Kosova Sot)