Dafina Dauti: Nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit

  • 18 March 2019 - 17:31
Dafina Dauti: Nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Dafina Dauti ka potencuar se nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit. Madje, shumë emra nga Kosova, në një dimension apo tjetrin janë bërë pjesë  e kësaj industrie të madhe dhe pikënisjen e kanë pikërisht nga Prishtina.

"Definitivisht po! Nga Prishtina përpos që kanë dalë emra të mëdhenjë në skenën ndërkombëtare, në kryeqytetin e Kosovës janë krijuar aq shumë hite shqipe në aq shumë studio muzikore që ekzistojnë e që janë në zë. Një tjetër dëshmi për këtë gjë është edhe fokusimi i karrierës muzikore për shumë këngëtarë që kanë lënë shtetet e ndryshme të botës dhe kanë ardhur në Prishtinë për të bërë famë. Po ashtu, edhe ‘migrimi’ i disa emrave të njohur të skenës, nga Shqipëria në Kosovë lë të nënkuptohet se këtu është vendi për sukses, famë, pse jo dhe para".

Tutje këngëtarja ka shtuar "Në fakt, nuk është se jemi shumë larg Hollwoodit. Madje, shumë emra nga Kosova, në një dimension apo tjetrin janë bërë pjesë  e kësaj industrie të madhe dhe pikënisjen e kanë pikërisht nga Prishtina. Nuk është se edhe Tirana mbetet larg kryeqytetit tonë, por Prishtina ndonëse nuk ka lum, mirëpo, ka shumë njerëz të talentuar në muzikë! Se është qendër e shoubizit e dëshmon edhe jeta natës që bëhet në kryeqytet ku gjenden klubet e natës ndër më të mëdhatë në Kosovë. Thjeshtë, në Prishtinë është atmosfera.

Lexo temën e plotë:'Hollivudi' i artistëve shqiptarë (Foto)

(Kosova Sot)