'Box Office': 'Captain Marvel' mbetet numër 1, me 69 milionë dollarë

  • 19 March 2019 - 14:12
'Box Office': 'Captain Marvel' mbetet numër 1, me 69 milionë dollarë

Në mesin e ofertave të reja, 'Wonder Park' çalon në 16 milionë 

Në Amerikën veriore "Captain Marvel" shënoi njërin prej 20 fundjavave të dyta më të fuqishme të të gjitha kohëve. "Derisa meshkujt vazhdojnë që të përbëjnë pjesën më të madhe të blerësve të biletave (57%), përqindja e femrave u rrit ndjeshëm nga fundjava fillestare (43% krahasuar me 42%)", thotë "PostTrack" 

Captain Marvel" nuk e pati problem që të mbetej numër 1 në fundjavën e tij të dytë, duke fituar edhe 69.3 milionë dollarë në Amerikën veriore dhe 119.7 milionë dollarë jashtë vendit për një shumë të përgjithshme prej 760.2 milionë dollarë. Qëllimi global i filmit përfshin 266.2 milionë dollarë nga shitja e biletave në vend dhe 494 milionë nga shitja e biletave jashtë SHBAsë.

Filmi i parë me superheroinë nga "Marvel Studios" dhe "Disney" - me në rolin kryesor Brie Larson - tani ka të sigurt fitoren prej 1 miliard dollarësh. "Wonder Park", i cili kushtoi rreth 100 milionë dollarë, pritet të jetë një humbës i madh Ky film tanimë ka tejkaluar filmat me superheronj, si "Suicide Squad" (747 milionë), "Captain America: Winter Soldier" (714 milionë), "Doctor Strange" (678 milionë), "Man of Steel" (668 milionë), "Justice League" (658 milionë), "Thor: The Dark World" (645 milionë), "Iron Man 2" (624 milionë) dhe "Ant-Man and The Wasp" (623 milionë), të pa korrigjuara për inflacion. Jashtë shtetit, "Captain America" po ashtu ka tejkaluar filmin "Wonder Woman", i cili e mbaroi garën me një fitim të jashtëm prej 409 milionë dollarësh (shuma globale e "Wonder Woman" ishte 821.8 milionë dollarë). Në Amerikën veriore "Captain Marvel" shënoi njërin prej 20 fundjavave të dyta më të fuqishme të të gjitha kohëve.

Derisa meshkujt vazhdojnë që të përbëjnë pjesën më të madhe të blerësve të biletave (57%), përqindja e femrave u rrit ndjeshëm nga fundjava fillestare (43% krahasuar me 42%), thotë "PostTrack". Më pas, filmi i animuar i "Paramount", "Wonder Park", i cili kushtoi rreth 100 milionë dollarë për t'u bërë (duke mos përfshirë marketingun), filloi në vendin e dytë me një fitim të mjerë prej 16 milionë dollarësh nga gjithsej 3,838 kinema. Ky film pritet të jetë një humbës i madh, nëse nuk arrin sukses të madh jashtë vendit. Drama e adoleshentëve "Wonder Park" u lansua në disa tregje të jashtme. Ky film ka vite që ishte duke u bërë dhe, në vitin 2018 pati një ngecje kur u pushua nga puna regjisori Dylan Brown nga "Paramount", për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Ngjarja e këtij filmi flet rreth një vajze të re, të quajtur June (Brianna Denski), e cila merr vesh se është e vetmja që mund ta shpëtojë një park argëtimi plot me vozitje magjike dhe me kafshë që flasin. Ekipi i huazimit të zërave përfshin edhe Jennifer Garner, Matthew Broderick, Mila Kunis, Kenan Thompson, Ken Hudson Campbell, Ken Jeong dhe John Oliver. Ky film arriti një vlerësim më të mirë nga shikuesit, sesa nga kritikët. Filmi i "CBS"-së, drama e adoleshentëve "Five Feet Apart", pasoi në vendin e tretë me një fitim prej rreth 13.2 milionë dollarësh nga 2,803 kinema, gati sa dyfishi i buxhetit të tij modest, prej 7 milionë dollarësh. "No Manches Frida 2" nuk ishte dhënë për kritikët, por mori një vlerësim "A CinemaScore" nga shikuesit, bën me dije "Lionsgate".

(Kosova Sot)