Bradley Cooper peshon 100 milionë dollarë

  • 20 March 2019 - 09:00
Bradley Cooper peshon 100 milionë dollarë

Ka merita të aktrimit në, të paktën, 60 projekte, duke përfshirë dhjetëra filma

Cooper fitoi 41.5 milionë dollarë për një periudhë më të gjatë se një vit, duke u bërë kështu aktori i katërt më i paguar në botë, në vitin 2015, sipas revistës “Forbes”

Bradley Cooper dhe Lady Gaga ishin në qendër të vëmendjes me rastin e ceremonisë së sivjetme Oskar, sidomos për performimin e këngës “Shallow”, këngën e tyre nga filmi “A Star Is Born”. Cooper e kishte bërë regjinë e këtij filmi dhe, përkundër asaj se filmi nuk fitoi në kategorinë e filmit më të mirë, “Shallow” mori çmimin Oskar për këngën më të mirë origjinale në një film.

Pasuria e Bradley Cooper-it: 100 milionë dollarë

Pasuria neto e Bradley Cooper-it vlerësohet të jetë 100 milionë dollarë, sipas “Celebrity Net Worth”. Ai fitoi 41.5 milionë dollarë për një periudhë më të gjatë se një vit, duke u bërë kështu aktori i katërt më i paguar në botë, në vitin 2015, sipas revistës “Forbes”.

Filmat e Bradley Cooper-it: nga ‘Wet Hot American Summer’ deri te ‘A Star Is Born’

Cooper ka merita të aktrimit në, të paktën, 60 projekte, duke përfshirë dhjetëra filma. “A Star Is Born” — debutimi regjisorial i Cooper-it – mori më shumë se 210 milionë dollarë në “box office” të vendit dhe gati dyfishin e këtij në botë. Filmi i tij më i ri, “The Mule”, pa aktorin në rolin kryesor të agjentit të DEA-s, Colin Bates.

Roli i parë i Cooper-it në ekranin e madh ishte në vitin 2001 kur ishte përzgjedhur që ta luante Benin në filmin “Wet Hot American Summer”. Por, roli madhor i Cooper-it, erdhi në vitin 2005, kur ai luajti të fejuarin e Rachel McAdams-it në filmin “Wedding Crashers”. Ky rol ia mundësoi atij jo vetëm që të punonte me McAdams, por edhe me megayjet Owen Wilson dhe Vince Vaughn. Kjo komedi ishte sukses kritik dhe komercial, duke fituar afër 285.2 milionë dollarë në “box office” botëror.

Por, ishte filmi i vitit 2009 me titull “The Hangover”, ai i cili e shndërroi Cooper-in në yll të vërtetë të filmit. Me vite të tëra, ky hit i befasishëm mbretëroi në vend si komedia e kategorisë R me fitimet më të mëdha, para “Deadpool” në vitin 2016. Filmi origjinal “Hangover” mori një Glob të Artë, në kategorinë e filmit më të mirë, mjuzikëll apo komedi. Deri më tani, “The Hangover” ka fituar gati 467.5 milionë dollarë në “box office” botëror.

Gjatë viteve në vijim, karriera e Cooperit përjetoi një ngritje meteorike, pasi që u paraqit në dy filma “Hangover” dhe u paraqit në sukseset komerciale, si “Silver Linings Playbook”, “American Hustle” dhe “American Sniper” — ku secili nga ta fitoi më shumë se 200 milionë dollarë në botë.

Cooper luajti në tre filma në vitin 2018: “Avengers: Infinity War”; “A Star Is Born” dhe “The Mule”. Nga këta të tre, “Avengers” ishte projekti më fitimprurës i Cooperit, duke siguruar më shumë se 2 miliardë dollarë në botë.

Nominimet e Bradley Cooper-it për Oskar

Që nga viti 2013, Bradley Cooper ka qenë disa herë i nominuar për Oskar. Filmi “Silver Linings Playbook” ia siguroi atij nominimin në kategorinë e aktorit më të mirë. Vitin vijues, 2014, ai mori një nominim Oskar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, kësaj here për rolin në filmin “American Hustle”. Në vitin 2015, Cooper u nominua për dy Oskarë, që të dy për rolin e tij në filmin “American Sniper”. Në vitin 2019 Cooper mori tri nominime Oskar, duke përfshirë edhe atë në kategorinë e filmit më të mirë.

(Kosova Sot)