Parashikimet se kush do të jenë fituesit e Kanës

  • 21 March 2019 - 09:05
Parashikimet se kush do të jenë fituesit e Kanës

Festivali francez do të duket më me yje dhe më glamuroz sesa edicioni i vitit të kaluar

Programi i Festivalit të Filmit të Kanës nuk do të publikohet zyrtarisht deri më 18 prill, por indikatorët e hershëm sugjerojnë se filmi biografik rreth Elton Johnit, me titull "Rocketman", ai i regjisorit Quentin Tarantinos "Once Upon a Time in Hollywood" dhe trileri i Kristen Stewart-it, "Against All Enemies", që të gjithë këta filma do ta kenë premierën botërore në "Croisette" në maj

SHKRUAJNË: PETER DEBRUGE DHEELSA KESLASSY

P as një viti, Kana tenton ta rikthejë pozitën e vet në festivalet botërore të filmit me premiera të profilit të lartë, duke filluar nga 'Once Upon a Time in Hollywood' e deri te 'Against All Enemies.' Programi i Festivalit të filmit të Kanës nuk do të publikohet zyrtarisht deri më 18 prill, por indikatorët e hershëm sugjerojnë se filmi biografik rreth Elton Johnit, me titull "Rocketman", ai i regjisorit Quentin Tarantinos "Once Upon a Time in Hollywood" dhe trileri i Kristen Stewart-it, "Against All Enemies", që të gjithë këta filma do ta kenë premierën botërore në "Croisette" në maj.

Nëse drejtori i Kanës, Thierry Fremaux, do të jetë në gjendje që t'i sigurojë këta tre filma, atëherë festivali francez do të duket më me yje dhe më glamuroz sesa edicioni i vitit të kaluar, kur kombinimi i disa faktorëve - një martesë mbretërore, një embargo ndaj filmave të "Netflix"-it, si dhe perceptimi se festivalet e vjeshtës shërbejnë si pikë lansimi më i mirë për ata që shpresojnë Oskarin - çoi deri te njëri nga evenimentet më të dobëta të Kanës ndër vite. Vetë programi, si i tillë, nuk ishte i keq, por i mangët me filma anglisht dhe me regjisorë të dëshmuar, gjë që donte të thoshte se, për shumicën e shtypit amerikan, nuk kishte kushedi çka për t'u raportuar. Fremaux dëshiron që filmi "Rocketman" të shfaqet në festival Tre muaj më pas, nga kjo situatë përfitoi Festivali i filmit në Venedik, me një program të përfshinte filma të tillë, si "A Star Is Born", "Roma", "The Favourite",

"First Man" dhe me vepra të reja të yjeve të dikurshëm të Kanës, si Mike Leigh, Jacques Audiard, Olivier Assayas, vëllezërit Coen dhe Carlos Reygadas. Një vit tjetër sikur ky, mund të jetë shkatërrimtar për Kanën, gjë që dmth Frémaux është tepër i motivuar që të dëshmojë se festivali i tij nuk e ka humbur magjinë e vet (në këtë drejtim ndihmon edhe fakti që filmi i regjisorit Spike Lee, "BlacKkKlansman", i cili e pati premierën e vet në Kanë, vazhdoi me famën që sjell shpërblimi 'Oskar').

Aktualisht, filmi i cili mund ta meritojë hapjen e natës së parë të festivalit duket të jetë "The Truth", një film në frëngjisht nga regjisori japonez Hirokazu Kore-eda ("Shoplifters"), gjë që do ta shënojë një rikthim triumfues për fituesin e Palmës së artë të vitit 2018. Filmi, i cili sjell ikonat e kinematografisë franceze, si Juliette Binoche dhe Catherine Deneuve, është duke u përpjekur që të mbarojë me kohë. Fremaux dëshiron që filmi i regjisorit Dexter Fletcher "Rocketman" po ashtu të shfaqet në festivalin e tij, por kjo do të varet nga turneu lamtumirës, i zënë, i John-it. Ka pasur thashetheme se Fremaux ishte një admirues aq i madh i filmit të regjisorit australian Benedict Andrews "Against All Enemies", i cili përqendrohet te ajo sesi F.B.I. përcillte Jean Sebergun (rol që luhet nga Stewart) kur ajo angazhohej për të drejtat e njeriut gjatë qëndrimit në Los Anxheles, sa që Fremaux kishte bërë apel te studioja që ta lansonte këtë film në Kanë. Disa filma nuk u pritën mirë Priten edhe disa fitues të çmimit 'Palma e artë', gjë që mund ta rritë konkurrencën finale. Një çerek shekulli pasi që filmi "Pulp Fiction" mori shpërblimin kryesor të festivalit, filmi i regjisorit Tarantino, "Once Upon a Time in Hollywood", me një ngjarje që zhvillohet në vitin 1969 në Los Anxheles rreth kohës së vrasjeve të rastit Charles Manson, me në rolet kryesore Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie, pritet që të jetë ndër konkurrentët kryesorë. Regjisori amerikan James Gray edhe vet ka një film të aktorit Brad Pitt (një film ambicioz 'sci-fi' të quajtur "Ad Astra"). Pas disa filmave që nuk u pritën mirë, Terrence Malick ("The Tree of Life") thuhet se dëshiron që të kthehet në "Croisette" me dramën e tij në gjermanisht, "Radegund", me ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore, rreth një austriaku i cili refuzon që të shërbejë përkrah nazistëve. Në këtë film, i cili u bë për disa vjet, rolin kryesor e luan August Diehl, sikur që paraqiten edhe emra të tjerë të njohur, si Bruno Ganz dhe Michael Nyqvist, ku që të dy këta tanimë kanë vdekur.

(Kosova Sot)