A mund të kalojë në finalen e 'Evrovizionit' këngëtarja Jonida Maliqi?

  • 22 March 2019 - 14:27
A mund të kalojë në finalen e 'Evrovizionit' këngëtarja Jonida Maliqi?

T animë dihen të gjitha këngët, të cilat do të konkurrojnë në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të këtij viti të Festivalit Evropian të Këngës -

'Evrovizion'. Shqipëria do të përfaqësohet në natën e dytë me Jonida Maliqin dhe këngën "Ktheju tokës", dhe kësisoj është kënga e 16- të që Shqipëria e dërgon në Evrovizion. Më 16 maj mbahet gjysmëfinalja e dytë, ndërsa me 18 maj është finalja e madhe. Shqipëria këtë vit përflitet se ka shanse të mëdha të kalojë për në finale, ku edhe do të mund të sigurojë një pozicion të fortë.

Momentalisht, nga finalja e dytë këngët më të përfolura janë përfaqësuesi i Rusisë, Zvicrës, Holandës, Maltës dhe Suedisë, të gjitha këto shtete të cilat edhe në të kaluarën kanë pasur rezultate të mira në Evrovizion. Kënga e Jonidës veçohet për gjuhën shqipe por edhe për stilin e saj dramatik, e këtu ndihmon edhe vokali i Jonidës dhe performanca surprizë të cilën do ta shohim në natën e performancës.

Anjeza Shahini, Eugent Bushpepa dhe Rona Nishliu i mbajnë rezultatet më të suksesshme për Shqipërinë në Evrovizion.

(Kosova Sot)