Nuk është racist, por psikopat që i vret kriminelët, lirojini kriminelët!

  • 23 March 2019 - 11:36
Nuk është racist, por psikopat që i vret kriminelët, lirojini kriminelët!

Në botë njerëzit po vuajnë nga racistët, shumëvrasje ndodhen si shkak i racizmit dhe vrasësit u etiketuan si psikopatë. Edhe vazhdojnë të ndodhin vrasje të mëdha si shkak i racizimit, por persoanzhi në romanin “Psycho” të Ilir Muharremit nuk është racist, ai preferon t’i vrasë kriminelët dhe ata që i vrasin të pafajshmit. Kriminelët i sheh si viktima të tij si ushqimin më të mirë. Madje, dikund në roman përmendet se ai këkron që në botë të dominojnë kriminelët për arsye t’i vret sa më shumë. Pastaj, mishin e tyre ta pjek e ta ha. Në disa pjesë sidomos ato të fundit në roman, derisa vret një viktimë, viktimën tjetër e obligon ta shikoj. Pastaj, pas vrasjes e puth viktimën. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga kjo pjesë:

“T’i lirojmë kriminelët ta shpallim botën total të pafajshme, t’ja fshijmë pështymën mbi fytyrën e pistë të tij të vdesë i pafajshëm çdo kriminel , sepse jemi lodhur me gjykimet e përditshme të cilat i japin rëndësi të madhe kësaj bote. Të vdesim të pafajshëm, të vdesim të pafajshëm, të vdesim të pafajshëm..... Kam dëshirë që zëri im të jehojë gjer në veshët e Zotit sepse vet ai është i pafajshëm.....

Ta lëmë kriminelin e lirë të çmendet nga veprat e veta, të vdesë nën kërcënimin dhe ulërimën e të vdekurve, sepse në këtë jetë çdo gjë vet barazohet, vetë natyra ka këtë ligj zotëri. Edhe po të mbrohej krimineli ai vdes vetë nga ankthi, ikën atje ku mendon se gjen mbështetje. Duhet të vdesë jo nga dënimet e as nga njeriu por, nga çmenduria e tij. Nëse rendi i botës është i paqartë dhe shpagimi bëhet pa dobi, vrasja po ashtu pa dobi, duhet t’i lirojmë kriminelët, t’i lirojmë mik...

Ti mik për herë të fundit e sheh vetëm pamjen time. Gradualisht dhimbjet do përfundojnë, truri tashmë s’ka forcë ta njohë atë dhimbje që jemi mësuar, ndoshta ke halucinacione ose përjetime të çuditshme. Më thuaj, fol diçka, fol mik. Udhëtim të mbarë...

Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij. E copëtova, çdo ditë skuqja mishin e tij dhe e haja me qejf. Arsyeja e thjeshtë është ajo se çfarë më shtyri të haja mish njeriu. Thjeshtë kisha kuriozitet të provoja se si ishte shija e mishit të njeriut. Nuk kam ndonjë qëllim tjetër. Shumë shpesh edhe xhiroja veten teksa luaja monologë në sy të viktimave. Viktimën e parë e obligova të zhvishej dhe të hynte në vaskë, më pas e vrava me pahir. Doja që në sy të tyre të isha i pafajshëm. Kur e vrava e ktheva përmbys, mbusha vaskën me ujë të ngrohtë të shkrifej kufoma, më pas fillova ta presë në copa të vogla dhe e skuqa në tigan. Kur e skuq mishin e njeriut i shtoj domate, vaj ulliri. Viktimat e mia gjithmonë janë homoseksualë, edhe ky ishte homo, por nuk e shfaqte shumë. Andaj, edhe ka pranuar të rri te unë. Këto vrasje pak mësohen, sepse homoseksualët dhe lidhjet e tyre pak janë të ditura te ne...”

(Kosova Sot)