Garuesi në konflikt me të birin

  • 24 March 2019 - 08:52
Garuesi në konflikt me të birin

Travolta, duke folur me zhargonin karakteristik të jugut, sjell një performancë të respektueshme subtile 

Disa karriera të shoubizit është vështirë që të kuptohen. E tillë është karriera e aktorit John Travolta. Ky aktor kishte fituar statusin e superyllit gjatë viteve 1970 me paraqitjen e tij seksi dhe dinamike në filmat "Saturday Night Fever" dhe "Grease".

Ai e dëshmoi veten si aktor i talentuar dramatik me performancat e tij në filmat, si "Blow Out". Pas një pauze, ai u rikthye me rolin në filmin "Pulp Fiction". Ai ka një plakje të mirë dhe, së fundmi, ai mori lëvdata për pamjen e tij të re, me kokë të rruar. Prandaj, shtrohet pyetja, pse ai vazhdon me projekte mediokre, si "Trading Paint"? SAM VENDOS QË TË VOZITË PËRSËRI Në dramën e regjisorit Karzan Kader, Travolta luan rolin e Sam Munroe, një ish-garuesi legjendar në pjesën jugore të SHBA-së, që dëshiron t'ia lejë 'zanatin' trashëgim të birit, Cam (rol që luhet nga Toby Sebastian nga "Game of Thrones", duke ngrehur pyetjen pse kaq shumë banorë jugorë luhen nga anglezët. Që të dy njerëzit ende janë në zi për vdekjen e Cam-it, të vrarë në një aksident trafiku, për të cilin Sam ndjen përgjegjësinë.

Kur Cam vendosi që të mos vozitë më për të atin dhe shkon që të punojë për rivalin e madh të Samit, Linsky (Michael Madsen), kjo shkakton një konflikt të madh midis të atit dhe të birit. Në këtë moment Sam vendosë që të vozitë përsëri, duke garuar kundër të birit. Përgjatë rrugës, Sam përfiton nga lidhja e tij romantike me një të ri në fushë, Becca (këngëtarja Shania Twain). FILMI ÇALON NGA SKENAT E GJATA, TË MËRZITSHME Këtu ka shumë material për një dramë serioze dhe të suksesshme. Disi, skenaristët Craig R. Welch dhe Greg Gerani nuk ia dalin që të sjellin ndonjë gjë interesante. Motivimet e personazheve dhe gati gjithçka tjetër nuk janë eksploruar, sikur, për shembull, çka shkaktoi që Sam dhe Linsky të bëheshin rivalë të ashpër. Filmi çalon nga skenat e gjata, të mërzitshme, gjë që bën që filmi të duket më i gjatë sesa që është në të vërtetë (89 minuta). Dhe, sa iu përket dialogëve të këqija as që ia vlen të flitet, ku përfshihen edhe deklaratat sikur "Garën e kemi në gjak". Më pas, dëgjojmë të thuhet se jemi duke parë një 'operetë të vërtetë jugore'.

Travolta, duke folur me zhargonin karakteristik të jugut, sjell një performancë të respektueshme subtile. Por, ai ka shumë pak për të punuar me atë që hetohet se është duke u ballafaquar që të nxjerrë diçka nga asgjëja. Ndoshta aktrimi më i mirë vjen nga aktori veteran, Kevin Dunn, i cili luan rolin e mekanikut besnik të Samit, Stumpy, të cilit i bie hise që të sjell në film monologë të cilët e përcaktojnë personazhin e tij, monologë të cilët nuk i hasim te performuesit e tjerë kryesorë. Regjisori Kader dëshmohet i paaftë që të shkaktojë ndonjë eksitim, qoftë edhe në sekuencat e garave, të cilat janë bërë aq keq, sa që mund të shërbejnë si reklamë negative për këtë sport. y lloj i melodramës, që do të 

(Kosova Sot)