Pse filmi i ri i Mel Gibsonit është një provokim interesant?

  • 24 March 2019 - 08:54
Pse filmi i ri i Mel Gibsonit është një provokim interesant?

Një hero mund të bëjë veprime prej zuzar

Tërë atë që bën SCraig Zahler, e bën në mënyrë metodike dhe të qëllimshme. Regjisori ushtron një kontroll preciz mbi çdo minutë të filmit të tij më të ri, i cili zgjatë gati 3 orë, "Dragged Across Concrete". Ai hijeshon dialogët me kualitet ekstravagant, që iu mungon shkrimtarëve.

Vetëbesimi i tij i lartë po ashtu haset në çdo hap; ai preferon që t'i lejojë momentet e tij që të frymojnë dhe të zhvillohen, me qëllim të theksimit të agonisë në të cilën tanimë janë duke u zhvilluar skenat e tendosura. Një shembull i këtyre skenave: policët urbanë Brett Ridgeman (Mel Gibson) dhe Anthony Lurasetti (Vince Vaughn) presin që ta arrestojnë një kriminel, ku pasi që ai të paraqitet, ata, veç për shaka, ia përplasin kokën për metali. Pak më vonë, ata kërcënojnë të dashurën gjysmë lakuriqe të njeriut të arrestuar, duke i bërë asaj premtime të rreme për mos ndjekje për bashkëkryerje të krimit, para se ta trajtojnë edhe atë me një paragjykim racor. Ridgeman përdorë gjuhë të papërshtatshme përgjatë tërë filmit, kryesisht drejtuar zezakëve të rinj në lagjen e tij, të cilët kishin keqtrajtuar të bijën e tij. ZAHLERI SI NJË PURITAN Sikur Zahler të ishte ndonjë artist pa talent, do të ishte lehtë që të merrej ky aktrim si mungesë e përvojës dhe shfaqje të paragjykimeve personale, por meqë ai është një artist 'bona fide' i filmit, atëherë gjërat qëndrojnë ndryshe. Prirja e tij për dykuptimësi e kualifikon atë për lëvdata më të mëdha dhe, me to, për një trajtim më të ashpër. Kjo për shkak se Zahler di saktësisht se çka është duke bërë dhe se ai nuk dëshiron që ne ta dimë këtë, se çdo veprim i tij meriton një analizë më të përafërt. Nëse e lakoni paksa kokën në të majtë, atëherë do ta keni parasysh vizionin e Zahlerit si fashist hajn. Përgjatë karrierës së tij, ai është akuzuar për kontrabandimin e politikanëve reaksionarë në filma; filmi i tij vestern "Bone Tomahawk" sjell kanibalët të cilët terrorizojnë kolonët e bardhë dhe filmi i tij i kohëve të fundit, "Brawl on Cell Block 99" imagjinon një ferr të dinamikës racore të të djathtëve. Producenti i filmit "Dragged Across Concrete", Dallas Sonnier, ka deklaruar për "Hollywood Reporter" se "nuk dëshiroj të josh shikuesit konservatorë, por ky mund të jetë rezultati, gjë që nuk do të më befasonte".

Dhe, shtëpia e tij e produksionit, "Cinestate", vazhdimisht i paraqet të bardhët si mbrojtjen e fundit ndaj drogës, krimit dhe dhunimeve. Një vlerësim më i butë e paraqet Zahlerin si një puritan, i cili nuk lejon që kohët tona të ndryshuara, ta nxjerrin nga periudha e viteve të '70-ta. Në disa aspekte, fiksimi i tij me të kaluarën është tepër i papërligjshëm. Por, në të shumtën e rasteve, kjo manifestohet si homazh ndaj traditave të zhanreve më të vjetra. Ai bazohet te "Death Wish" dhe te filmat e regjisorit Don Siegel, ku haset gatishmëria e moszbatimit të ligjeve. Një hero mund të bëjë veprime prej zuzari dhe, prapëseprapë, të mos e humbë vlerën në sytë e shikuesve, përderisa sjellja brutale ndaj civilëve të ketë qenë në emër të drejtësisë. Kur oficeri i ngacmuar Ridgeman thyen rregullat, ne ende ndihemi të detyruar që ta ndjekim atë kudo që shkon ai. MJESHTËRI I PARAQITJES SË SJELLJES SË NEVERITSHME Sikur që ndodhë shpesh, e vërteta fshihet diku në mes të këtyre shprehjeve. Sa herë që Zahler 'mëkaton', ai ofron një kundërargument mjaft të fortë të brendshëm, sa për ta baltosur interpretimin e kujtdo tjetër. Ridgeman dhe rreshteri i tij (Don Johnson) bashkëndjejnë me atë se sa shpejt njerëzit ofendohen këtyre ditëve. Personazhet e zezakëve shpesh bëjnë gjëra që justifikojnë mosbesimin e Ridgemanit, sikur filmi të dëshirojë ta fajësojë racizmin për sjelljen e racistëve, por duke refuzuar që t'ia japë besimin njerëzimit të përbashkët të një njeriu me ngjyrë, i cili përfundimisht bën që Ridgeman të vritet. Martin Scorsese, mjeshtër i paraqitjes së sjelljes së neveritshme, pa e përqafuar atë, jep informata të shumta që qartësojnë qëndrimin e tij në lidhje me mëkatet e 'krijesave' të tij.

Por, Zahler krijon hapësirë të mjaftueshme në shpirtin e njeriut, për dyshim dhe shqetësim. Këto dy ndjenja janë kyçe për çdo dramë kompetente me antiheronj, mekanizma që detyrojnë shikuesit që të ballafaqohen me identifikimin e tyre me një njeri të keq. Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit rreth filmit "Dragged Across Concrete", Zahler parashikoi se "60% do ta duan atë, 20% do ta konsiderojnë të shëmtuar dhe ofendues, derisa 20% të tjerë do ta konsiderojnë atë të mërzitshëm. "Kjo vlen për të gjithë filmat e mi", thotë ai. Filmi "Dragged Across Concrete" është tanimë duke u shfaqur në SHBA. 

(Kosova Sot)