Fituesit më të mëdhenj në ngjarjen "SXSW"

  • 25 March 2019 - 14:17
Fituesit më të mëdhenj në ngjarjen

"South by Southwest" njihet për lansimin e filmave të mençur të studiove dhe të filmave të suksesshëm, të pavarur 

Në vitin 2019 Festivali i filmit "SXSW" mund ta ketë pasur njërin ndër vitet më të mira të tij. Sikur që thotë drejtori i këtij evenimenti, Janet Pierson, kualiteti i filmave të shfaqur sivjet, ishte me të vërtetë i lartë. Ne kemi ndarë disa prej aktorëve më të suksesshëm të këtij evenimenti.

Ndoshta fituesi më i madh i evenimentit "South by Southwest" ishte aktorja, e cila tani vjen edhe si regjisore, Olivia Wilde, e cila mori reagime të shumta entuziaste në lidhje me komedinë e saj "Booksmart". Lëvdata nga kritikët mori edhe tërë asambleja e saj, sidomos dy zonjat kryesore, Kaitlyn Dever dhe Beanie Feldstein. Ato luajnë rolin e shoqeve më të mira, të cilat vendosin se duhet të shfrenohen në disa ndeja, para se ta kryenin shkollën e mesme.

 Nga të gjithë filmat që u shfaqën në "SXSW", filmi i Jordan Peeles, me titull "Us", me gjasë do të jetë njëri ndër hitet më të mëdha të "boxoffice". Dhe, ky film e meriton një gjë të tillë. Kemi të bëjmë me një film të frikshëm të tmerrit, rreth një familjeje në pushime, të cilëve iu duhet që të luftojnë kundër kloneve. Ky film sjell shumë befasi, ku befasia më e madhe është performanca e mrekullueshme e Nyong'os.

Prej se mori çmimin 'Oskar' për rolin në filmin "Monster", Theron rrallëherë është parë duke buzëqeshur në ekran. Ajo mori kritika të mira për rolet në filmat "Young Adult" dhe "Tully", që të dy me regji të Jason Reitman. Tani, në filmin "Long Shot", Theron luan rolin e ish-sekretares së shtetit që garon për president, që është e dashuruar në shkruesin e fjalimeve të saj.

Ojektin e saj më të ri - duke filluar nga roli i tij në "Knocked Up" e deri te "Sausage Party" dhe "The Disaster Artist". Sivjet, Rogen ka qenë producent i dy filmave më të mirë të festivalit. Përpos filmit "Long Shot", kompania e tij "Point Grey Pictures" po ashtu ka mbështetur edhe filmin "Good Boys", një komedi të kategorisë R rreth tre shokëve të mirë (Jacob Tremblay, Brady Noon dhe Keith L. Williams) që janë afër hyrjes në pubertet. KATHY GRIFFIN Griffin nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Hollivudi që nga fotografia kontroverse e vitit 2017 kur pozoi me një maskë të përgjakshme të Donald Trumpit, që dukej sikur kokë e prerë. Kjo do të ndryshojë me "Kathy Griffin: A Hell of a Story". Ky film i financuar nga vet ajo, përcjell Griffinin derisa ajo tregon ferrin që kishte përjetuar nga administrata Trump si pasojë e shakasë së keqkuptuar të saj, duke përfshirë edhe ndalimin që të udhëtojë me avion.

 Ngjashëm me "Knock Down the House", dokumentari i AOC në "Sundance", filmi i HBO-s "Running With Beto", na çon në prapaskenën e jetës si supernova politike. Por edhe nëse O'Rourke dështon në përpjekjen e tij të vitit 2018 për ta rrëzuar senatorin e Texasit, Ted Cruz, "Running With Beto" thotë se ai mund të jetë ende në formë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Filmi, me regji nga David Modigliani, bazohet në 700 orë incizime. Për këtë shkak, rezultati është mahnitës.

 "The Highwaymen" është bërë për Ostin dhe në Ostin. Costner paraqitet në rolin e Frank Hamerit, ish- Texas Ranger, i cili kishte zënë dhe vrarë Bonnie Clyde-in, me ndihmën e një Ranger-i tjetër, Maney Gualt (Harrelson). Për dallim nga filmi i regjisorit Arthur Penn i vitit 1967, "Bonnie & Clyde", filmi i ri i "Netflix"-it e analizon këtë rast nga perspektiva e ligjvënësve.

Costner dhe Harrelson janë një çift i mrekullueshëm që na bëjnë me dije se ata janë heronjtë e këtij rrëfimi, e jo çifti kriminal, Bonnie dhe Clyde. "BROAD CITY" Ilana Glazer dhe Abbi Jacobson kishin shkuar në "SXSW" për t'u përshëndetur me serinë e tyre 'të pistë' "Comedy Central" me shfaqjen e tri episodeve të fundit. Kishte edhe lot, derisa Zach, si Glazer dhe Jacobson, shpjeguan arsyet e tyre për dhënien fund të serisë, pas pesë sezoneve. Thjesht, ata po rriten dhe po vazhdojnë përpara.

(Kosova Sot)