Pse nuk e shohim më Sean Connery-n në filma?

  • 27 March 2019 - 13:14
Pse nuk e shohim më Sean Connery-n në filma?

Connery arriti deri në kulmin e karrierës, duke filluar nga posti i shitësit të qumështit në Edinburg, duke u bërë njëri ndër aktorët më të famshëm në botë.

Rrëfimi i tij jetësor mund të shërbejë si frymëzim për aktorët e rinj, por këtyre ditëve, Connery kryesisht kalon kohën me familjarët e tij në shtëpinë në Bahama, sesa që rri me kolegët e tij, qoftë edhe vetëm në qilimin e kuq. Ja pse nuk jemi duke e parë këtë aktor më nëpër filma të Hollivudit. Pensionimi sekret Connery nuk është paraqitur në ndonjë film që nga viti 2003, kur u paraqit në "The League of Extraordinary Gentlemen".

Gjatë viteve në vijim vërehej mungesa e tij, por Connery nuk fliste asgjë rreth planeve të tij për të ardhmen, duke i lënë fansat në dilemë se a do ta shohin më duke aktruar, apo jo. Përfundimisht, në vitin 2006, ai bëri me dije se, në fakt, ishte pensionuar. Megjithatë mbetet sekret Connery kurrë nuk ka theksuar në mënyrë eksplicite arsyen e pensionimit të tij, por duket se kanë ekzistuar disa faktorë të ndryshëm të cilët kanë bërë që ai ta marrë këtë vendim.

Filmi i tij i fundit, "The League of Extraordinary Gentlemen", ishte kritikuar ashpër nga kritikët dhe, në vend që të dilte me një rol tjetër, më të mirë, sa për fund, ai vendosi që ta ndiqte instinktin e tij fillestar, që të largohet. Connery ishte shumë i frustruar me përvojën e tij me regjisorin Stephen Norrington në filmin "Gentlemen", deri në atë masë saqë deklaroi se "Norrington do të duhej të mbyllej në çmendinë". Invadimi i "idiotëve" të Hollivudit Kah fundi i karrierës së tij në aktrim, Connery ishte bërë i dëshpëruar nga industria e filmit, si e tërë, duke kritikuar regjisorët dhe studiot, të cilët sipas tij bënin filma të këqij dhe çonin më kot talentin e aktorëve. "Mjaft më me këta idiotë... me hendekun gjithnjë e më të gjerë midis njerëzve të cilët dinë si të bëjnë filma dhe njerëzve që vendosin se cilët filma do të bëhen", tha Connery në një intervistë të vitit 2005.

Mungesa e zerove Në fakt, kishte një periudhë kur dukej se Connery do ta bënte një rikthim të madh në film. Bile, as ai nuk e kishte përjashtuar një mundësi të tillë. Por, ai e kishte bërë të qartë se, për një rol të tillë, do të kërkonte pagesë të majme, të ngjashme me ofertat që mund t'i bëjë vetëm mafia. Por, tani duket se kjo derë është mbyllur në tërësi. Sipas mikut jetësor të Connery-t, aktorit Michael Caine, Connery ka mbyllur derën për çdo ofertë potenciale. 

(Kosova Sot)