Këtë të Premtë, promovohet libri i parë i Sindi Muharremit

  • 27 March 2019 - 18:34
Këtë të Premtë, promovohet libri i parë i Sindi Muharremit

Zonja dhe zotrinjë, këtë të Premtë duke filluar nga ora 11 në Biblotekën Kombëtare do të promovohet libri i parë i Sindi Muharremit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Arushi prej pelushi”, mban titullin libri  i cili doli në shitje këto ditë dhe mund ta gjeni në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Image

Vogëlushja shtatë vjeçare, i ka kushtuar edhe këngëtares Dua Lipa, pasi që është këngëtarja e saj e preferuar. Shtëpia botuese e këtij libri është “Zero print”.

Recensent i librit është prof.Vjollca Dibra si dhe redaktor prof. Xhevat Syla, ndërsa ballinën dhe ilustrimet i ka realizuar Flamur Krasniqi. Ky libër gjithsej përmban  49 poezi. Promovimi i librit do të mbahet më 29 mars, në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.l

Image

(Kosova Sot)