Këtyre aktorëve për pak iu ikën rolet e mëdha filmike

  • 28 March 2019 - 09:22
Këtyre aktorëve për pak iu ikën rolet e mëdha filmike

Matthew McConaughey thotë se, pas audicionit, kishte mbetur goxha i sigurt se e kishte fituar rolin në Titanic

Nxënësja e “Harry Potter”-it për pak kishte marrë rolin, të cilin më pas e mori Emma Stone dhe, falë tij, mori Oskarin në kategorinë e aktores më të mirë, në vitin 2017. Watson tha më pas se nuk e kishte marrë këtë rol për shkak të konflikteve me orar

Në nëntor të vitit 2018, aktori bëri me dije se kishte marrë pjesë në audicion për këtë rol, i cili më pas iu nda aktorit tjetër, Leonardo DiCaprio. Matthew McConaughey thotë se, pas audicionit, kishte mbetur goxha i sigurt se e kishte fituar rolin, por në fakt, ata kurrë nuk ia ofruan atij një mundësi të tillë.

Jonah Hill: Sean Parker në filmin ‘The Social Network’

Hill për pak mori rolin e Justin Timberlake-ut si presidenti i parë i kompanisë “Facebook”, në filmin e vitit 2010 flick. “Regjisori i formatit të ulët David Fincher, apo ai i formatit të lartë, David Fincher, sidoqoftë, nuk më donte në këtë film, edhe pse unë isha i preferuari i studios”, thotë Hill.

Charlie Hunnam: Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades of Grey’

Në vitin 2013, Hunnam ishte përcaktuar që të luante në këtë dramë erotike, por në fund nuk u përzgjodh, për shkak të konflikteve me orar. Hunnam thotë se, fakti që nuk e mori këtë rol, ndikoi negativisht te ai.

Emma Watson: Mia në filmin ‘La La Land’

Nxënësja e “Harry Potter”-it për pak kishte marrë rolin, të cilin më pas e mori Emma Stone dhe, falë tij, mori Oskarin në kategorinë e aktores më të mirë, në vitin 2017. Watson tha më pas se nuk e kishte marrë këtë rol për shkak të konflikteve me orar, respektivisht me rolin tjetër të saj, në filmin “Beauty and the Beast”, të cilit i ishte përkushtuar me vite të tëra.

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt: Jack Twist dhe Ennis Del Mark në filmin 'Brokeback Mountain'

“Isha duke punuar në këtë film dhe ndjeja se na duheshin disa aktorë me të vërtetë të famshëm. Rolet ua ofrova ‘të të dyshuarve të rëndomtë’: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Phillippe. Që të gjithë këta refuzuan”, thotë regjisori fillestar i filmit, Gus Van Sant . Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger më pas nënshkruan për këto role, nën regjinë e Ang Lee.

Christina Applegate: Elle Woods në filmin 'Legally Blonde'

Applegate tregon se si e refuzoi rolin, i cili më pas e bëri yll aktoren Reese Witherspoon: “E mora skenarin e filmit, në momentin kur sapo kisha mbaruar filmin ‘Married With… Children’. Duhej ta luaja rolin e një biondeje e cila më pas përfundon duke shkuar në Harvard. Thjesht isha frikësuar se do ta përsërisja veten”.

Hugh Jackman: James Bond në filmin 'Casino Royale'

"Më dukej një rol i tepërt", thotë aktori australian. "Instinkti im natyror është që të mbaj sa më shumë dyer të hapura”. I luajtur më parë nga emrat, si Sean Connery dhe Pierce Brosnan, roli i agjentit 007 iu nda Daniel Craigut.

Emily Blunt: Black Widow në filmin e franshizës “Marvel”

Scarlett Johansson kishte dalë fituese! Blunt thotë se nuk i përshtatej koha që ta merrte rolin në filmin e vitit 2010, “Iron Man 2”.

Lindsay Lohan: Jade në filmin 'The Hangover'

Në korrik të vitit 2009, Lindsay Lohan kishte deklaruar për “Us Weekly” deklaroi se ia kishin ofruar rolin në këtë komedi, por i ishte dukur sikur skenari i filmit nuk kishte potencial. Heather Graham mezi kishte pritur të nënshkruante.

Matt Damon: Matt Murdock në filmin 'Daredevil'

Aktorit fitues të çmimit Oskar ia kishin ofruar këtë rol, të cilin më pas e mori miku i tij më i mirë, Ben Affleck. Matt Damon thotë se nuk e di shkakun e vërtetë pse e refuzoi këtë rol. Ndoshta për shkak se nuk ishte i njohur me punën paraprake të regjisorit Mark Steven Johnson. Affleck, në anën tjetër, e kishte pranuar këtë rol meqë aty luante edhe Jennifer Garner, gruaja e tij e ardhshme.

Julia Roberts: Leigh Anne Tuohy në filmin 'The Blind Side'

Kur s’ta do, s’ta do! Thuhet se aktorja Roberts kishte refuzuar që të luante në dramën e futbollit të vitit 2009. Sandra Bullock e mori këtë rol dhe fitoi Oskarin në kategorinë e aktores më të mirë, në vitin 2010.

(Kosova Sot)